Bota

Prova që Kina gënjeu për koronavirusin/ 84-vjeçari britanik vdiq në fund të janarit, e bija: U infektua para rastit të parë në Wuhan

Pretendimet e Kinës se koronavirusi u shfaq për herë të parë në vend në fund të dhjetorit janë hedhur poshtë pasi është zbuluar se një burrë 84-vjeçar britanik vdiq nga virusi në janar pas një beteje tre-javore me simptomat e vrasësit sëmundje.
Featured image of article: Prova që Kina gënjeu për koronavirusin/ 84-vjeçari britanik vdiq në fund të janarit, e bija: U infektua para rastit të parë në Wuhan Foto ilustruese

BRITANI E MADHE-  Një 84-vjeçar vdiq në fund të janarit nga Covid-19, duke u bërë kështu edhe viktima e parë e koronavirusit në Britaninë e Madhe, fakt ky që ka hedhur më shumë dyshime mbi pretendimet e Kinës për shpërthimin e pandemisë.

84-vjeçari Peter Attwood, vdiq më 30 janar,  më shumë se një muaj para se të raportohej viktima e parë nga koronavirusi në Britani më 2 mars. Ai pretendohet se është viktima e parë nga koronavirusi jashtë territorit të Kinës. Testet pas vdekjes në Attwood zbuluan se ai kishte vdekur nga Covid-19.

Vajza e 84-vjeçarit të ndjerë,  46-vjeçarit Jane Buckland ka thënë se babai i saj u shtrua në spital më 7 janar, por ai nuk kishte udhëtuar kurrë jashtë shtetit dhe me 15 dhjetor kishe pasur një kollë të thatë, shkruan Dailymail.

Nga ana tjetër Kina ka insistuar më parë se rasti i parë me koronavirus është zbuluar në fund të dhjetorit. Vendi njoftoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se një grup personash kishin zhvilluar një sëmundje misterioze më 31 dhjetor.

Megjithatë çështja e Attwood aprovon pretendimet nga kritikët e Pekinit të cilët kanë akuzuar qeverinë kineze për mostransparencë të të dhënave që sipas tyre Covid-19  u shfaq në Kinë gjatë muajit tetor.

Pandemia e koronavirusit u identifikua zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë më 8 janar. Në territorin e Kinës rasti i parë me koronavirus u regjistrua më 11 janar, që besohet të jetë e lidhur me një treg kafshësh në Wuhan, një ditë para se sekuenca gjenetike për koronavirusin të vihej në dispozicion për shkencëtarët në të gjithë botën. Ndërsa viktima nga koronavirusi  e raportuar në Europë ishte më 15 shkurt, pasi një turist kinez 80-vjeçar vdiq në Francë. Në Britaninë e Madhe viktima e parë u konfirmua  më 5 mars, vetëm disa ditë para se OBSH ta shpallte koronavirusin një pandemi globale më 11 mars.

Teksa ka folur për vdekjen e babait të saj, Jane tha se ajo mori një email nga mjeku i babait të saj, të enjten e kaluar duke thënë se koronavirusi ishte gjetur në indet e mushkërive të tij.

“Testet e tij të gjakut treguan një nivel të lartë të infeksionit, por ata nuk kishin ide se çfarë ishte. Ai vdiq më 30 janar dhe certifikata e përkohshme e vdekjes tregonte se ishte insuficiencë kardiake dhe pneumoni. Kina e ka mbuluar virusin që nga fillimi. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm sepse tregon se virusi është përhapur në Britani para se dikush ta kuptonte.”- është shprehur profesori i Mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore Paul Hunter.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Historia vjen pas spekulimeve se qeveria e Kinës u përpoq të mbulonte shkallën e koronavirusit dhe rreziqet e tij në ditët e para të zbulimit.

Krahasuar me shtetet e tjera që janë goditur rëndë nga koronavirusi, Kina e cila është edhe shteti i parë ku u shpërtheu virusi ka raportuar një numër relativisht të ulët të rasteve të reja dhe viktimave. Deri më tani janë konfirmuar 85,146 të sëmurë dhe 4,634 viktima. Rastet e reja ditore kurrë nuk arritën më shumë se 4,000 dhe viktimat 150, ndërkohë që në SHBA  bilanci ditor i të infektuarëve ka shkuar në 10 mijë ndërsa viktima janë regjistruar mbi 1 mijë në ditë.

Shkencëtarët në Imperial College London vlerësuan se deri në 4500 pacientë në Kinë mund të ishin infektuar me virus deri në mes të janarit, kur vetëm 48 raste ishin raportuar zyrtarisht. Ekspertët e shëndetësisë njoftuan për herë të parë OBSH-në në fund të dhjetorit. Por simptomat e koronavirusit janë zbuluar që në tetor. Atletët francezë kanë deklaruar se mund të ishin infektuar me Covid-19 ndërsa garonin në Lojërat Ushtarake Botërore, të mbajtura në Wuhan të Kinës.

Kina ka njoftuar rastin e parë me koronavirus tek Organizata Botërore e Shëndetësisë katër ditë pasi shtetasi francez të shtrohej në spital, më 31 dhjetor.

Megjithatë edhe në janar, udhëheqësit kinezë parandaluan ekipet e ekspertëve të jashtëm të hetonin për virusin, detyruan mjekët mos të flisnin duke u përpjekur të paralajmëronin edhe qytetarët. Rasti i parë me Covid në Kinë,  besohet të jetë data 17 nëntor, sipas të dhënave qeveritare. Gazeta raportoi nga 17 nëntori, një deri në pesë raste të reja çdo ditë, duke arritur në 381 numri i të infektuarve më 1 janar. Megjithatë OBSH-ja u njoftua vetëm për 41 pacientë të shtruar në spital. Çështja e Atwood hedh dritë se pacientët si në Kinë dhe globalisht mund të kenë vdekur nga koronavirusi, por vetëm mjekët nuk ishin të informuar me sëmundjen vdekjeprurëse.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment