Berisha nxjerr emrat e kandidatëve për Kryesinë e PD, 'suprizë' Ina Zhupa
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Sali Berisha TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka publikuar 47 emrat për anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike. Emrat...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Rithemelimit ka depozituar një projekt-rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë për të...
Foto ilustruese TIRANË- Mbaron mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Në takimin e sotëm, i cili ka ni...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit, bashkë me gruan dhe djalin për të parë në stadium ndeshjen e ...
SHBA–Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, ka ndërmarrë veprime ligjore për të detyruar ish-presidentin amerikan, Donald Trump dhe dy fëmijët e tij, Donald Trump, Jr. dhe Ivanka Trump, që të paraqesin dëshmitë e tyre në kuadër të hetimeve për marrëveshjet financiare të Organizatës Trump, ka thënë zyra e saj.
“Për më shumë se dy vjet, Organizata Trump ka shfrytëzuar taktika të vonesave për dalje para gjyqit, duke tentuar të pengojë hetimet legjitime për marrëveshjet e saj financiare”, -ka thënë James përmes një deklarate.
“Në hetimet e deritashme ne kemi nxjerrë të dhëna që sugjerojnë se Donald Trump dhe Organizata Trump kanë vlerësuar në mënyrë jo të vërtetë disa asete dhe kanë keqinterpretuar këto vlera me qëllim të përfitimit ekonomik”.
Prokurorët e Nju Jorkut janë duke hetuar nëse Trump dhe kompania e tij kanë mashtruar bankat dhe zyrtarët për taksa rreth vlerave të aseteve, në mënyrë që të marrin kredi të favorshme.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm nuk ka marrë ende një vendim final sa u përket të dhënave të siguruara deri më tani, mirëpo ka thënë se “arsyet për vazhdim të hetimit janë të vetëkuptueshme”. Në fillim të këtij muaji, avokatët e Trumpit kanë prezantuar një mocion për parandalim të thirrjeve për intervistim, duke i konsideruar hetimet të motivuara politikisht.
Ish-presidenti amerikan po përballet me një mori betejash ligjore. Në Uashington, ai është duke tentuar të parandalojë një hetim të nisur nga demokratët për dhunën në Kongres më 6 janar të vitit të kaluar.
Në korrik të vitit të kaluar, Organizata Trump dhe shefi i tij financiar për kohë të gjatë, Allen Weisselberg, janë deklaratë të pafajshëm ndaj akuzave për mashtrime me taksa. Gjyqi ndaj Weisselberg pritet të nisë këtë vit. Trump është duke tentuar edhe që të parandalojë prokurorët në lëshimin e të dhënave për taksat që ka paguar në vitet e fundit.
Marrë nga: REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
IRAN- Tenda të djegura, motoçikletë e djegur dhe një automjet i bardhë i dëmtuar. Kjo ka qenë situata pas një sulmi të raportuar me dron, që është kryer ...
ARABIA SAUDITE-Autoritetet saudite kanë paralajmëruar se kushdo që përhap thashetheme “të pabaza” në rrjete sociale mund të dënohet me burg ose gjobë. BBC rapor...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë sot Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Mediat vendase raportojnë se bashkë me Kurtin do të shkojnë edhe Mi...
ITALI- Një nga rezidencat historike në Romë, Vila Boncompagni Ludovisi ka dalë në shitje me vlerën 471 milionë euro. Media e huaja raportojnë se shitja e kazion...
MALI I ZI- Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Millo Gjukanoviç ka njoftuar së fundmi se mbështet çdo nisë që nxjerr Malin e Zi nga kr...
SHBA – Në një raport të botuar ditën e sotme nga Instituti amerikan i Politikës së Jashtme amerikane ‘John Hopkins’ thekson se administrata e presidentit ...
IZRAEL- Një grup studiuesish në një spital të Izraelit thanë se gjetjet paraprake të një studimi sugjerojnë se doza e katërt e vaksinës kundër COVID-19-s, nuk n...
SHBA- Dy kompani telefonike në Shtetet e Bashkuara, AT&T dhe Verizion, janë pajtuar për të shtyrë lansimin e gjeneratës së re të komunikimeve (5G) në disa a...
Vetëm disa javë më parë, zgjedhjet presidenciale franceze të 2022 dukej sikur ishin tashmë një marrëveshje e përfunduar: Presidenti Emmanuel Macron do të mundte...
SHBA – Një grua 77 vjeçe ndëroi jetë pas një shpërthimi që u dëgjua në një apartament në Bronks të Nju Jorkut. Zjarri i krijuar bëri që një pjesë e...