Rajoni

Prova numër 35! Publikohet kamera e sigurisë që theu Babis pasi i mori jetën Carolinës në sy të fëmijës

Kamera, ose prova numër 35 duket e hedhur pas divanit në dhomën e ndjenjës.
Featured image of article: Prova numër 35! Publikohet kamera e sigurisë që theu Babis pasi i mori jetën Carolinës në sy të fëmijës Kamera e sigurise

TIRANË– Mediat greke vijojnë të publikojnë detaje nga vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos. ‘Protothema.gr’ ka publikuar një fotografi që tregon kamerën e sigurisë që piloti 32-vjeçar theu ndërsa mundohej që të fshihte gjurmët e krimit që sapo kishte kryer.

Kamera, ose prova numër 35 duket e hedhur pas divanit në dhomën e ndjenjës. Përpara se ta thyente, Anagnostopoulos i kishte hequr kamerës edhe kartën e memories rreth orës 1.20 të natës, thuajse dy orë përpara se t’i merrte jetën Caroline-s.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment