Sport

“Protokolli flet qartë, Juventusi i respekton rregullat”, Agnelli flet pas fitores në tavolinë ndaj Napolit: De Laurentis më shkruajti mesazh…

Ekipi i drejtuar nga Gatuzo nuk u lejua nga autoritet lokale me qëllim të mos përhapjes së koronavirusit. Ekipi napolitan u përpoq për ta shtyrë këtë ndeshje, por morën një “JO” nga federata italiane si dhe nga Juventusi
Featured image of article: “Protokolli flet qartë, Juventusi i respekton rregullat”, Agnelli flet pas fitores në tavolinë ndaj Napolit: De Laurentis më shkruajti mesazh… Andrea Agnelli
Përditësuar:

ITALI-Një rast i pazakontë ka ndodhur në Seria A, ku Juventusi ka fituar ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, pasi Napoli nuk u paraqit në fushë. Ekipi i drejtuar nga Gatuzo nuk u lejua nga autoritet lokale me qëllim të mos përhapjes së koronavirusit. Ekipi napolitan u përpoq për ta shtyrë këtë ndeshje, por morën një “JO” nga federata italiane si dhe nga Juventusi.Ekipi i Juventusit zbriti në fsuhë për 10 minuta,ndërsa vetë presidenti i klubit Andrea Agnelli nuk nguroi të bënte ironi.

“De Laurentis më shkruajti mesazh për të shtyrë ndeshjen, por nuk mund ta pranonim. Ky nuk ishte vendimi jonë por i Federatës italiane. Unë iu përgjigja që tek Juventusi i dashurojmë rregullat. Ne nuk jemi si të tjerët, Juventusi është një industri që zbaton çdo rregull”- u shpreh Agnelli.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment