Politike

Iu zu rruga nga protestuesit, ministri holandez: Se kishin me mua, vijoni reformat!

  • 3 orë protestë, opozita marshon nga Bulevardi tek Ministria, tensione polici-protestues (Foto+VD)
  • Për protestuesit para ministrisë së Brendshme që i zunë rrugën ministrit holandez, ky i fundit u shpreh se gjithë ajo që ndodhi nuk është një problem. Ai theksoi se kjo është demokracia dhe njerëzit kanë të drejtën e tyre të protestojnë. 
    Përditësuar:

    Tiranë- Ministri holandez i Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus ka deklaruar pas takimit me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjoni se në vend duhet të ngrihen SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

    Për protestuesit para ministrisë së Brendshme që i zunë rrugën ministrit holandez, ai u shpreh se ajo që ndodhi, nuk e sheh si një problem. Ai theksoi se kjo është demokracia dhe njerëzit kanë të drejtën e tyre të protestojnë.

    “Mua më duket se nuk e shoh si problem që njerëzit që bërtasin apo protestojnë. Kjo është demokracia në fund të ditës.  Të gjitha kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre në shoqëri. Ata nuk e kishin me mua dhe këtë e di edhe ministri i Brendshëm”, u shpreh   Ferdinand Grapperhaus.

    Pjesë nga fjala e ministrit holandez:

    Mbështetja e Holladës tashmë është prezente në të gjitha projektet tona. Unë jam besimplotë se qeveria shqiptare me refromën në Drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit do ju japi shqiptarëve një shtet më të mirë dhe prespektivën europiane. Kam pasur një vitiztë të frytshme këtu me ju. Natyrisht që prej atij dokumenti bashkëpunimi ne kemi shprehur synimin tonë, në maj të 2018 ne kemi rënë dakort që do ta fuqizonin këtë bashkëpiunim. Profecesi i Reformës në Drejtësi, kjo reformë që po merr Shqipëria është kycë. Forcimi I drejtësisë do ta bëjë Shqipërinë një vend më të sigurt.

    Kjo është edhe arsye pse BE-ja, sepse ne Hollanda duam tju ndihmojmë. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë që të ecë përpara një process që është shumë mbreslënës. Hapa shumë të rëndësishëm janë ndërrmarë gjatë viteve të fundit, insitucionet e reja të drejtësisë po formohen. Duhet finalizuar edhe SPAK po ashtu edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.  Të luftojmë së bashku edhe kundër krimit të organizuar kombëtar, që kanë një ndikim negative në popujt tanë.

    Konsolidimi i reformës në drejtësi është shumë  e rëndësishmë. Këro nuk janë punë të lehta dhe ne do të punojnë së bashku në këtë fushë. Sot ne kemi rënë dakort që në jemi në rrugën e duhur.

    J.V/Dosja.al

    Shto Koment