Aktualitet

Protestuesit i vënë flakën projektit të “Unazës së Madhe” (VIDEO)

Protestuesit i kanë vënë flakën projektit të "Unazës së Madhe" tek rrethrrotullimi i ish-sheshit "Shqiponja".

TIRANË- Protestuesit e opozitës u kanë vënë flakën pjesës rrethuese të rrethrrotullimit tek ish-sheshi “Shqiponja” ku janë pezulluar punimet e projektit të “Unazës së Madhe”.

Protesta e opozitës në Tiranë kaloi e qetë ashtu si edhe në rreth, veç një insidenti, ku disa protestues janë përlasur me një drejtues automjeti, i cili donte të kalonte. (Lexo këtu)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita bllokoi sot qarkullimin në rrethrrotullimin tek ish-sheshi “Shqiponja”, rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ai i plepave në Durrës, në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier dhe në Rrugën e Kombit, në Milot, ku ishte i pranishëm vetëm Lulzim Basha.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment