Politike

Protestuesit e Shkodrës nisen drejt Tiranës, Amuli: Nuk ndalemi ndaj qeverisë së skandaleve

Mijra qytetarë nga Shkodra janë nisur drejt kryeqytetit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

SHKODËR– Nisen drejt Tiranës, protestuesit e Shkodrës. Mijra qytetarë janë nisur drejt kryeqytetit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

Kryetari i PD-së për Shkodrës, Xhevdet Amuli, tha se protestat nuk do të ndaleshin ndaj qeverisë së skandaleve.

Opozita e bashkuar mban sot protestën e 8-të kombëtare. 1300 policë janë në terren për të siguruar rendin e qytetarëve. Ndërkohë ndërkombëtarët kanë bërë thirrje kundër dhunës.

Kryedemokrati Lulzim Basha në mbyllje të protestës së 7-të kombëtare më 2 qershor paralajmëroi se ishte hera e fundit që fliste me fjalë, pasi tashmë radhën do ta ketë sovrani. Prej muajsh opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment