Bota

Protestat në Hong Kong/ Studentët po i kthejnë kampuset në fortesa (FOTO + VD)

"Ne qëndrojmë këtu për të mbrojtur universitetin në rast se policia vjen", tha një protestues i maskuar në hyrje të kampusit.
Featured image of article: Protestat në Hong Kong/ Studentët po i kthejnë kampuset në fortesa (FOTO + VD) Pamje nga protestat ne Hong Kong

HONG KONG- Më pak se 164 metra nga një bazë e Ushtrisë Liblirimtare të Popullit Kinez, studentët që janë përfshirë në protesta po ndërtojnë një kështjellë.

Protestuesit me maska të zeza, protestojnë në muret e Universitetit Politeknik të Hong Kongut në rrethin Hung Hom të Koqwloon, ku disa prej tyre që shohin nëpër dylbi dhe të tjerë mbajnë harqe dhe shigjeta.

Rrugët që çojnë në kolegjin teknik janë të mbushur me barrier dhe me mure të ndërtuara me tulla dhe çimento. Një grumbull i madh me thasë plastike, të mbushur me mbeturina dhe të mbushura me benzinë, janë gati të shpërthejnë në flakë nëse afrohet policia.

“Ne qëndrojmë këtu për të mbrojtur universitetin në rast se policia vjen”, tha një protestues i maskuar në hyrje të kampusit.

Pas më shumë se pesë muajve të trazirave politike, ndërprerjeve të trafikut dhe niveleve sa më shumë në rritje të dhunës, universitetet në të gjithë Hong Kongun janë shfaqur si fusha e fundit e betejës. Gjatë javës së kaluar, protestuesit, shumë prej tyre studentë, janë kthyer për të marrë nën kontroll kampuset dhe për t’i shndërruar ato në kampe proteste të fortifikuara me rezerva të armësh dhe ushqimesh.

Të premten pasdite, atmosfera jashtë hyrjes në Polu ishte e tensionuar, me protestuesit paralajmërues që mbanin kasketa në kokë dhe molotov. Studentët këtu janë të shqetësuar se policia mund të vinte dhe të rrëzonte në tokë çdo gjë. Ndërsa të enjten e javës së kaluar policia gjuajti gaz lotsjellës kundëër protestuesve duke e bllokuar edhe trafikun.

“Ne jemi të frikësuar nga spiunët e policisë,” tha një 18-vjeçar protestues. “Tashmë kemi parë veshjen e policisë si ne, kështu që duam të kontrollojmë çantat dhe të sigurohemi që është një protestues dhe jo policia.”

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment