Aktualitet

“Unë jam i rregullt me ligjin”/ Protestoi tek “Sheshi Skënderbej”, shoqërohet për herë të dytë në Polici Altin Goxhaj

Shoqërohet në Polici Altin Goxhaj. Sipas policisë ai ka kundërshtuar aktin normativ për COVID-19, duke organizuar protestën.

Tiranë- Mesditën e sotme, “Shoqëria Civile” zhvilloi një protestë në “Sheshin Skënderbej” për Ditën e Familjes. Në këtë protestë është shoqëruar avokati Altin Goxhaj, pasi sipas policisë ka kundërshtuar  aktin normativ për COVID-19, duke organizuar protestën. Gjatë shoqërimit Goxhaj nuk kundështoi forcat e policisë.

Biseda:

Polici:  Unë duhet të shpërndajë qytetarët, prandaj do të shoqëroj. Nuk lejohen grumbullimet.  Je i paligjshëm për një veprim të tillë. Jemi këtu për qartësim dhe jo për përplasje. Je i paligjshëm në këtë proces. Në rast të kundërt. Do të shoqërohesh nëse nuk i shpërndan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Goxhaj: Ju veproni si ta keni parasysh ju. Nuk ka organizator është dita ndërkombëtare e Familjes. Unë jam njeri i rregullt me ligjin. Unë jam njeriu që respektoj ligjin. Ja do të vij, sa të marr gjërat.

Më 9 maj u shpërnda me dhunë protesta për Ditën e Europës në sheshin “Skënderbej”. Sapo qytetarët u mblodhën për të protestuar, mbërritën disa furgona policie. Efektivët shoqëruan duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe Ira Kurtin.

J.V/Dosja.al

Shto Koment