Aktualitet

9 policë të plagosur, njëri rrezikon syrin! Gjakoset një gazetar, pesë orë në tym e flakë, protestuesit shkatërrojnë kryeministrinë, ministritë dhe çdo zbukurim festash, i largon autoboti me ujë dhe gazi lotsjellës

VIDEO
  • Berisha: Tirana tym e flakë nga revolta e të rinjve për ekzekutimin shtetëror prapa shpine e 25- vjeçarit
  • Bardhi: Shqiptarët e tronditur, Rama vazhdon pazarin luksoz rrugëve të New York-ut
  • Pesë orë në tym e flakë. Qytetarët protestojnë, kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Nëntë efektivë plagosen, tre në gjendje të rëndë njëri rrezikon të humbasë syrin. Një gazetar gjakoset. Shkatërrohet kryeministria, ministritë dhe zbukurimet e festave.
    Featured image of article: 9 policë të plagosur, njëri rrezikon syrin! Gjakoset një gazetar, pesë orë në tym e flakë, protestuesit shkatërrojnë kryeministrinë, ministritë dhe çdo zbukurim festash, i largon autoboti me ujë dhe gazi lotsjellës Sandër Lleshaj dhe pamje nga protesta
    Përditësuar:

    TIRANË– Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur për pothuajse pesë orë dhe shkatërruan gjithçka që gjetën në bulevard përpara Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave dhe Bashkisë së Tiranës. Në emër të 25-jeçarit që u vra nga efektivi i policisë teksa gdhihej e marta e kaluar, protestuesit kërkuan drejtësi për Klodian Rashën dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. së Gjithçka ka nisur në orën 16:00, ku fillimisht protesta është fokusuar tek kryeministria. Me orë të tëra qytetarët u përplasën me efektivët dhe gjithçka agravoi në dhunë.

    Protestuesit rrëzuan pemën e Vitit të Ri përpara Kryeministrisë dhe pas hedhjes së gazit lotsjellës u larguan nga aty për tek Ministria e Brendshme. Edhe aty u përballën me efektivët dhe pasi dogjën njërën perde dhe thyen njërën dritare, u larguan në drejtim të sheshit ‘Skënderbej”. Aty hoqën dritat e pemës së Vitit të Ri dhe u nisën drejt rrugës “Myslym Shyri” për të mbërritur tek Drejtoria e Policisë. Rruga “Myslym Shyri” pati të njëjtin fat si e gjithë pjesa tjetër e vende ku u bë protesta. Qytetarët dogjën koshat e mbeturinave pranë Drejtorisë së Policisë, por aty i priste autoboti i ujit që i largoi. Kështu u mbyll protesta dhe panorama që la pas, është bulevard i copëtuar, xhama të thyera tek të gjitha godinat e ministrive dhe të kryeministrisë si dhe çdo zbukurim i shkatërruar.

    Tashmë në orën 22:00 pritet të nisë protesta tjetër me në krye Genc Sejkon, që ka të njëjtin synim, drejtësinë për Klodian Rashën. Polciia e Shtetit bëri bilancin dhe lajmëroi se nëntë efektivë kanë mbetur të plagosur. Tre prej tyre ndodhen në psital në gjendje të rëndë dhe njëri rrezikon të humbasë edhe shikimin. Ndërsa gjashtë të tjerët ndodhet në gjendje më të stabilizuar.

    I pranishëm në këtë protestë është edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, që nuk është përmbajtur.“Ky shtet është kurvë, nuk ndalemi,”- ka thënë ai ndër të tjera. Gjatë përplasjes në protestë u plagos edhe një gazetar i “Joq Albania”.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

    Ky krim ka hapur një valë reagimesh në të gjithë vendin. Selia blu ka kërkuar gjthashtu dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe drejtësi për Rashën. Rudina Hajdari gjithashtu ka kërkuar dorëheqjen e Lleshajt. Nga ana tjetër hetimet për vrasjen e Rashës vijojnë për të dalë në përfundime më të sakta për mënyrën se si ndodhi krimi i rëndë.

    (k.m/dosja.al)

    • 20:20

      I pret autoboti me ujë! Protestuesit u vënë flakën koshave të plehrave para Drejtorisë së Policisë

      Portestuesit kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë. Ata u kanë vënë flakën koshave të plaherave që ndodhen përballë drejtorisë, sapo kanë mbërritur aty. Por, janë përballur me autobotin me ujë që policia ka nxjerrë në rrugë.

    • 20:10

      FOTOT/ Bllokohet rruga “Myslym Shyri”, protestuesit u vënë flakën koshave të plehrave

      Protestuesit janë tek rruga “Myslym Shyri”. Siç shihet dhe në foto, ata kanë bllokuar hyrjen e rrugës “Myslym Shyri” dhe kanë vendosur koshat e plehraven ë fillim të saj. Protestuesit e revoltuar u kanë vënë flakën plehrave dhe koshave të mbeturinave. Protestuesit po ecin dhe pritet që të mbërrijnë tek Drejtoria e Policisë.

    • 19:46

      Nuk përmbahen protestuesit! Digjet pema e Vitit të Ri në qendër të Tiranës (FOTO)

      Pema që digjet

      Protestuesit kanë vijuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës deri në sheshin ”Skënderbej”. Ata si fillim i kanë hequr zbukurimet pemës së Vitit të Ri në sheshin ”Skënderbej”dhe më pas i kanë vënë flakën.

    • 20:50

      Detajet e trishta/ Familja Rasha njihej si e urtë dhe e respektuar në Dibër, pas 90-ës u larguan nga fshati për një jetë më të mirë

      Zbardhen detaje të reja nga 25-vjeçari Klodjan Rasha, që u vra tragjikisht nga policia mesnatën e të hënës, për shkak se nu iu bind urdhërit të tij për të ndaluar duke qenë se nuk kishte vendosur maskën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se prejardhja e familjes Rasha vjen nga fshati Lashkiz i Zall-dardhës në Dibër. Sipas informacioneve të marra familja Rasha ka qenë familje e urtë dhe e respektuar në  fshat. Pas vitit ’90, 5 vëllezërit e kësaj familje e lanë fshatin dhe ikën për një jetë  më të mrë në Periferi të Tiranës. Një tjetër detaj, është se kjo familje ishin me bindje politike të majta.

    • 19:57

      I ra të fikët në shesh! Bora që mbante flamurin kuqezi nuk është motra e Klodian Rashës

      Bora Rasha

      Bora Rasha, vajza që në protestë u prezantua si motra e Klodian Rashës, nuk ka asnjë lidhe familjare me 25-vjeçarin që u vra nga efektivi i policisë. Vetë familjarët e 25-vjeçarit, kanë reaguar pas lajmeve në media dhe janë shprehur se nuk e njohin fare vajzën. Vajza që shikoni në foto tha sot në shesh, para të gjitha mediave se i dhimbte shpirti për vëllanë e humbur. Ajo mbante në dorë flamurin kuqezi dhe tha se ai personifikonte gjakun e Klodianit. Por siç duket ka gënjyer.

    • 19:43

      Protestuesit nisen tek Drejtoria e Policisë: Do e shkatërrojmë

      Protestuesit janë nisur për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Me thirrjet “ejani, do ikim ta shkatërrojmë”, ata kanë marrë rrguën dhe nga sheshi “Skënderbej” janë nisur në Drejtorinë e Policisë. Nuk dihet se si mund të përfundojë situata të Drejtoria e Policisë. Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

    • 19:36

      Stresi nga sheshi: Jam Azem Hajdari i dytë, organizova protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar, ejani më vrisni po jua mbajti

      Stresi në protestë

      Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, e ka konsidruar veten si Azem Hajdari i dytë. I pranishëm në mesin e protestuesve që u mblodhën sot në bulevard pas vrasjes Klodian Rashës nga efektivi, Lushaj ka kërkuar drejtësi. Përpara kamerave, ai është shprehur se është Azem Hajdari i dytë që sot ka organizuar protestën më të madhe në vend që ka bërë ndonjëherë populli shqiptar.
      “Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”.  Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar.  Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar. S’ka njeri punët me policët. Një polic i poshtë nuk e ndot gjithë uniformat e policisë. Nuk janë të gjithë si ai,”- tha ai ndër të tjera.

    • 19:24

      FOTOT/ Protestuesit futen brenda Ministrisë së Brendshme, djegin perdet e dritareve dhe hyjnë lirshëm

      Protestuesit kanë arritur që të futen brenda godinës së Ministrisë së Brendshme. Siç shihet dhe në foto, të rinjtë i kanë vënë flakën perdes së një njërës prej dritareve, të cilës i thyen dhe xhamin. Ata arrijën të futen brenda, ndërkohë që janë përballur dhe me forcat e Policisë. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë arritur që të largojnë të rinjtë prej aty.

    • 19:20

      ME FOTO/ Plas dhuna tek Ministria e Brendshme, të rinjtë thyejnë xhamat

      Ka plasur dhuna tek Ministria e Brendshme. Siç shihet në fotot e mësposhtme të rinjtë që kanë dalë në protestë kundër vrasjes së Klodian Rashës nga policia mëngjesin e ditës së djeshme kanë thyer xhamat e institucionit. Ata kanë përdorur gurë dhe sende të forta për të shkatërruar dritaret e Ministrisë.

    • 19:19

      Një nga efektivët ka ndërhyrë. Ai është futur brenda në mjet dhe ka larguar makinën që aty. Disa prej të rinjve bëjnë edhe thirrje për mos goditjen e mjeteve.

      Pamje nga protesta

      Në protestën e sotme kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rashës të pranishëm kanë qenë dhe shokët e tij. Ata kanë kërkuar drejtësi për shokun sakaq njëroi prej tyre me lot në sy i është drejtuar efektivit të policisë duke i thënë se në vend të Klodianit, mund të kishte qenë dhe nipi i tij që kthehej në shtëpi. “Mund të ishte nipi yt që kthehet në shtëpi, kë po mbron?”, shprehet shoku i viktimës.

    • 19:16

      NUK JANË LARGUAR! Protestuesit shkatërrojnë dy makina të Policisë, efektivi futet brenda dhe…

      Nuk janë larguar! Edhe pse iu hodhën gaz lotsjellës, protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë më bulevard por kanë kaluar nga ana tjetër e kryeministrisë. Në foto shihet që protestuesit qëllojnë më sendë të forta, grushte e shkelma në mjetin e Policisë së Shtetit. Një nga efektivët ka ndërhyrë. Ai është futur brenda në mjet dhe ka larguar makinën që aty. Disa prej të rinjve bëjnë edhe thirrje për mos goditjen e mjeteve.

    • 19:12

      Boshatiset kryeministria, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

      Protestuesit janë shpërndarë. Turma e qytetarëve janë larguar nga godina e kryeministrisë pasi efektivët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës nga taraca e kryeministrisë dhe i kanë shpërndarë ato. Në shesh, siç duket dhe nga fotot, nuk ka më shumë qytetarë, por janë grupuar pak më në distancë. Ndërkohë efektivët vijojnë të qëndrojnë në derën e kryeministrisë.  Pranë godinës, për shkak të tymueseve nuk afrohen dot më as gazetarët.

    • 19:03

      “O Ilir Meta ku je”/ Protestuesit kërkojnë të zbresë Presidenti në shesh, Stresi: Jemi këtu për Klodianin, a do e ngresh popullin?

      Stresi dhe Ilir Meta

      Protestuesit kërkojnë praninë e Presidentit në shesh. Mes tyre, që janë mbledhur përpara kryeministrisë dhe kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën, ka të rinj që thërrasin emrin e Ilir Metës. “O Ilir Meta ku je…ku je o Ilir Meta,”- dëgjohet të thotë një djalë. Më pas, kësaj thirrjeje i bashkohet edhe reperi Arkimed Lushaj që njihet ndryshe si Stresi. “A do e ngresh popullin, ku je…jemi këtu për Klodianin,”- shton ai.

    • 18:56

      GJESTI! Qytetarët ulen në gjunjë para kryeministrisë

      Protestuesit kanë vendosur të bëjnë një tjetër gjest. Ata janë ulur në gjunjë përpara kryeministrisë dhe qëndrojnë ashtu të heshtur. Ndërsa përballë tyre janë efektivët e policisë që kanë krijuar kordonin e sigurisë rreth godinës. Kjo është panorama për momentin tek bulevardi përballë kryeministrisë.

    • 18:53

      Vrasja e Klodian Rashës/ Shqipëria ngrihet në këmbë, nis protesta në Durrës dhe Gjirokastër

      Protestuesit

      Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka ngritur në këmbë gjithë Shqipërinë.  Së fundmi në Gjirokastër dhjetëra qytetarë  kanë marshuar rrugëve të qytetit, duke u ndalur tek Institucioni i Prefektit të Qarkut ku edhe kanë ndezur qirinj.  Ata kërkojnë që për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë të vihet drejtësia në vend. “Jemi këtu për të mbrojtur jetën e të gjithë fëmijëve tanë. Po përballen më policinë diktatoriale”, u shpreh një qytetarët. Po ashtu protësta ka nisur dhe në qytetetin e Durrësit, ku protestuesit kanë dalë  para godinës së Prokurorisë në Durrës duke bërë apel për drejtësi. “Në Shqipëri nuk dihet sa vlen jeta e njeriut”,- u shprehën protestuesit.

    • 18:49

      Motra e Klodian Rashës humb ndjenjat në protestë, e rrethon policia

      Bora Rasha

      Motra e Klodian Rashës ka hubur ndjenjat në protestë. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, vajza është rrëzuar dhe ndodhet në tokë, ndërkohë që policia e ka rrethuar. Disa efektivë dhe protestues janë afruar tek motra e Rashës për t’i dhënë ndihmën e parë.

       

    • 18:48

      FOTOT/ Tërhiqen qytetarët, policia i tremb me gaz lotsjellës, protestuesit ‘braktisin’ kryeministrinë

      Qytetarët janë tërhequr dhe janë distancuar nga godian e kryeministrisë. Pas mbërritjes së forcave speciale, qytetarët janë distancuar nga godina dhe janë zhvendosur në bulevard. Efektivët arritën t’i largonin me anë të gazit lotsjellës dje i zhvendosën ato më poshtë. Gjithsesi ata vijojnë të protestojnë, ndërkohë që herë pas here afrohen, marrin pllaka dhe qëllojnë në drejtim të efektivëve.

    • 18:41

      Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit këndojnë Himnin Kombëtar para efektivëve, krijojnë kordon rreth tyre: Vdes si një dëshmor

      Potestuesit kanë krijuar një kordon përballë efektivëve të policisë që janë në derën e kryeministrisë. Ata janë rreshtuar përballë tyre, ndërkohë dy prej tyre po bëjnë një tjetër gjest. Dy të rinj shihet që mbajnë flamurin kuqezi në duar dhe nisin të këndojnë Himnin Kombëtar. “Po vdes….po vdes, si një dëshmor,”- thonë ata ndër të tjera.

    • 18:36

      Protestuesit thyejnë shkallët e kryeministrisë, godasin policët me copat e tyre

      Protestuesit kanë thyer shkallët e kryeministrisë. Ata kanë copëtuar pllakat e shkallëve dhe me copat e tyre kanë goditur efektivët që kanë krijuar kordonin e sigurisë tek hyrja e kryeministrisë. Siç shihet dhe në foto, përforcimet e policisë kanë bërë që turma e protestuesve të agrvohet, të thyejë pllakat dhe të godasë efektivët me to.

    • 19:33

      Shkatërrohet sheshi “Skëndërbej”, protestuesit i heqin dritat pemës së Vitit të Ri, sulmojnë dhe Bashkinë

      Protestuesit kanë vijuar protestën për vrasjen e Klodian Rashës deri në sheshin ”Skënderbej”. Siç shihet në video qytetarët i kanë hequr zbukurimet. Protestuesit kanë kapur dritat duke ia hequr pemës ndërkohë vetë pemën nuk e kanë rrëzuar. Po përveç se kanë shkatërruar sheshin, protestuesit kanë sulmuar dhe Bashkinë e Tiranës.  Protestuesit e kanë sulmuar me çfarë iu ka dalë para.

    • 18:37

      Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, shoqërohen me dhunë disa protestues 

      Situata mes policisë dhe protestuesve është tensionuar. Pas përplasejve që janë krijuar mes tyre policia ka shoqëruar me dhunë disa qytetarë Mësohet se tek protesta që aktualisht po zhvillohet para ambienteve të Kryeministrisë, një qytetar është kapur për krahësh nga policia dhe është shoqëruar. Po ashtu për të shpërndarë protestuesit policia ka përdorur edhe gazlotësjellës.

    • 18:38

      Plagosen 8 punonjës policie në protestën kundër vrasjes së Klodian Rashës

      8 punonjës policie kanë mbetur të plagosur.  Mësohet se pasditen e sotme në protestën që është zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës, 8 efektivë policie janë lënduar për shkak të sendeve të forta që janë hedhur nga qytetarët.

    • 18:53

      Vrasja e Klodian Rashës/ Shqipëria ngrihet në këmbë, nis protesta në Durrës dhe Gjirokastër

      Protestuesit

      Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka ngritur në këmbë gjithë Shqipërinë.  Së fundmi në Gjirokastër dhjetëra qytetarë  kanë marshuar rrugëve të qytetit, duke u ndalur tek Institucioni i Prefektit të Qarkut ku edhe kanë ndezur qirinj.  Ata kërkojnë që për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë të vihet drejtësia në vend. “Jemi këtu për të mbrojtur jetën e të gjithë fëmijëve tanë. Po përballen më policinë diktatoriale”, u shpreh një qytetarët. Po ashtu protësta ka nisur dhe në qytetetin e Durrësit, ku protestuesit kanë dalë  para godinës së Prokurorisë në Durrës duke bërë apel për drejtësi. “Në Shqipëri nuk dihet sa vlen jeta e njeriut”,- u shprehën protestuesit.

    • 18:05

      Tym e flakë! Protestuesit i vënë zjarrin bredhit para Kryeministrisë

      Protestuesit i kanë vënë flakën pemës së Vitit të Ri para Kryeministrisë.  Siç shihet në video protestuesit e kanë shkatërruar plotësisht bredhin. Bredhi është përfshirë plotësisht nga flakët, sakaq protestuesit bëjnë thirrje që Rama të japë dorëheqjen. Qytetarët në protestë! Qindra të rinj, djem, vajza e fëmijë janë mbledhur para Ministrisë së Brendhsme dhe kërkojnë dorëheqjen e Ministri Sandër Lleshaj, dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Gjithçka ka nisur në orën 16:00 dhe prej orësh, të rinjtë vijojnë të ulërasin e të kërkojnë drejtësi për të riun që u vra.

    • 17:51

      Stresi është mirë! Pasi u lëndua, rikthehet në mes të turmës, kërkon të hyjë në Kryeministri

      Reperi Arkimend Lushaj i njohur si Stresi është rikthyer në protestë pasi u shkëput për disa momente pasi u lëndua. Edhe pse Stresi, u lëndua, mesa duket gjendja e tij është e mirë pasi është kthyer me shokët para derës së Kryeministrisë.

    • 17:33

      Shkelma dhe dhunë tek Kryeministria, protestuesit rrihen me njëri-tjetrin, plagoset Stresi!

      Një incident ka tensionuar situatën tek kryeministria ku një grup nga protestuesit që ishin mbledhur që të protestonin para Ministrisë së Brendshme për Klodian Rashën, marshuan për të kërkuar drejtësi para zyrës së kryeminsitrit Edi Rama. Por teksa kërkonin drejtëis për Rashën, disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar të shtyrat, sharjet dhe grushtat. Për pasojë është lënduar edhe reperi i njohur, Stresi. Situata është normalizuar me ndërhyrjen e të rinjve të tjerë që ishin të pranishëm në protestë.

    • 17:31

      Nxehet situata tek Kryeministria! Efektivët e rendit të vetëm, tre furgona të FNSH-së me urgjencë drejt tyre!

      Përplasje tek protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Të gjithë janë mbledhur tek Kryeministria, duke kërkuar që të futen brenda godinës. Mësohet se përveç forcave të rendit, pranë ndodhen edhe tre furgona shtesë me efektivë të FNSH-së, në mbështetje për efektivët e tjerë. Nuk dihet nëse efektivët do të qëndrojnë në gatishëmëri, apo do të ndërhyjnë për të shpërndarë protestën.

    • 17:27

      HIQNI KAPELET/ Thirrja e protestuesve për efektivët, ftojnë policët që tu bashkohen

      Protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të policisë që tu bashkohen në protestë. Në thirrje krah njëri-tjetrit, ata bëjnë thirrje që policët të heqin kapelet dhe të bashkohen me ta në protestë.

    • 17:25

      PREK ME FJALËT! I riu APEL efektivit të Policisë: Bëhuni me ne, 8 orë e ke uniformën. Iu kanë marrë peng, por edhe ti e di kush ka të drejtë…

      Një prej protestuesvë i ka bërë apel një prej efektiëvevë të Policisë së Shtetit. Ai i ka kërkuar efektivit që t’u bashkohet protestës për vrasjen e Klodian Rashës, duke u shtuar se e njihnin Klodian Rashën duke shtuar se ai nuk kishte asnjë armë me vete.  “Na kanë vrarë shokun tonë. Nuk ka pasur asnjë armë, asnjë gjë. Ka qënë duke vrapuar për maskën. Ku do shkojë ai 30 mijë lekësh nesër? Për t’i bërë Zahos kostum Gucci? Kërkojeni more të drejtën tuaj, kërkojni. Ata motërqira na shkelin përditë. A keni fytyrë apo jo? 8 orë je në uniformë ti…Dhe vuan pastaj. Po lëshoje more këtë vend. Ata po na vrasin. Po na i bëjnë të gjithë. Iu kanë marrë peng more. Edhe ti e di kush është e drejta. Se ka fajin ky, por uniforma,”-tha protestuesi.

      Pamje nga protesta
    • 17:24

      FOTO-E PAPRITUR/ Protestuesit hyjnë tek kryeministria, policia nuk bën asnjë veprim… efektivët rreshtohen dhe krijojnë kordon, qytetarët me çadra nisin…


      Protestuesit kanë ngjitur shkallët qetësisht për tek godina e kryeministrisë. Efektivët i kanë lejuar që të ngjiten larg dhe nuk i kanë kundërshtuar. Ndërsa vetë, kanë krijuar kordon tek dera kryesore dhe qëndrojnë ngjitur me njëri-tjetrin.

       

    • 17:17

      U plagos në protestë, gazetari i JOQ: Nuk e di se nga më erdhi…më ranë në kokë dhe vetëm kur e pashë vetën shtrirë

      Gazetari i JOQ Albania, Andi Llubashi ka folur pas plagosjes në protestë. Përpara kamerave, Llubashi tha se nuk e kuptoi as vetë se nga i erdhi goditja, vetëm kur e ka parë veten në tokë. “Nuk e di nga më erdhi, më qëlluan, isha në turëm. S’e kuptova as vetë se si, vetëm kur pashë veten në tokë,”- thotë ai ndër të tjera.

    • 17:13

      Protestuesit marshojnë për tek Kryeministria: Do vemi tek koka e KRIMIT, tek Edi Rama (REVOLTA)

      Protestuesit janë nisur për tek Kryeministria. Të gjithë qytetarët që kanë dalë në protestë pas vrasjes së Klodian Rashës, ishin për më shumë se një orë tek Ministria e Brendshme, ndërkohë që janë zhvendosur tek zyra e kryeministrit Edi Rama. Një prej tyre u shpreh për gazetarët se të gjithë do të shkonin tek ai që u cilësua tek “koka e krimit”. “Do ikim atje, tek koka e krimit, tek Edi Rama,”-tha qytetari. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Amerikë, ku u shpreh se ka ikur për të siguruar vaksinën, por në të vërtetë është kapur duke bërë pazare.

    • 17:11

      Nuk përmbahen më! Protestuesit thyejnë xhamat e Ministrisë së Brendshme, më të revoltuar se kurrë

      Nxehen gjakrat tek protesta për të riun e vrarë nga Policia e Shtetit, Klodian Rasha. Disa prej protestuesve janë thyer xhamat e dritareve të bodrumit të Ministrisë së Brendshme, duke u mbështetur nga të tjerët.

    • 17:07

      FOTOLAJM/ Vrasja e Klodian Rashës, Stresi mes protestuesve, flakë i kuq në fytyrë: Ky është shtet kurvë!

      Protesta para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës. Mes protestuese është edhe reperi i njohur si Stresi. Flakë i kuq në fytyrë, reperi është në vijën e parë të përplasjeve, duke bërtitur bashkë me protestuesit e tjerë. Në një moment Arkimed Lushaj kapet nga kamerat duke thënë: Ky është shtet kurvë!

    • 17:07

      Plagoset një efektiv policie në protestë, kolegët e nxjerrin nga turma

      Një efektiv polici ka mbetur i plagosur në protestën në që po zhvillohet tek Ministria e Brendshme. Mësohet se polici është nxjerrë me ndihmën e kolegëve nga turma. Ai ka pësuar dëmtime, pas përplasjes me qytetarët që po protestojnë.

    • 17:05

      FOTOT: Me hundët gjithë gjak! Lëndohet gazetari i JOQ, e shtrijnë në tokë për të marrë veten

      Dëmtohet gjatë protestë për Klodian Rashën gazetari i JOQ, Andi Llabuti. I riu është kapur nga kamerat i shtrirë në tokë dhe me hundën plot gjak. Pranë tij kanë shkuar qytetarë të tjerë për t’i ardhur në ndihmë, ndërkohë që nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

    • 16:57

      Hurma dhe shishe uji drejt policisë/ Tensione para Ministrisë së Brendshme, qytetarët: Ky është një turp! Kjo është vrasje! Lleshaj, dorëhiqu

      Qytetarët nuk përmbahen më! Protesta e nisur para Ministrisë së Brendshme është përshkallëzuar në dhunë dhe përplasje mes Policisë së Shtetit dhe protestueve. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. “Ky është një turp, kjo është vrasje”,-dëgjohen ata në kor, për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga Policia dje në mëngjes në Laprakë.

    • 17:01

      Lëvizja e beftë! Mungojnë SHQIPONJAT/ Policia e Shtetit ndryshon taktikën e protestave, menaxhimi bëhet vetëm nga Rendi (DETAJET NGA PROTESTA)

      Ndryshe nga çdo protestë tjetër kësaj here në protestën para Ministrisë së Brendshme, mungojnë efektivët e Repartit Shqiponja. Kjo jo pa shkak. Për të evituar çdo përplasje të mundshme pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Shqiponjave, Policia e Shtetit ka zgjedhur të mos i ‘provokojë’ protestuesit para Ministrisë së Brendshme, duke mos i lënë efektivët e Shqiponjave në krye të menaxhimit të mbarëvajtjes së protestës. Të vetmit që janë para Ministrisë së Brendshme janë efektivët e Rendit, të cilët janë përplasur disa herë me protestuesit të cilët kërkojnë të hyjnë brenda Ministrisë së Brendshme.

    • 16:50

      FOTOT/ Përplasje masive tek Ministria e Brendshme, protestuesit shtyhen me dhunë me policinë

      Ka shpërthyer përplasja masive mes protestuesve dhe Policisë dhe protestuesve tek Ministria e Brendshme. Protestuesit po shtyhen me efektivët e Policisë tek dera hyrëse e Ministrisë. Ata kërkojnë të hyjnë brenda Ministrisë së Brendshme, pas protestës që ka nisur për të kërkuar drejtësi pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga Policia e Shtetit.

    • 16:42

      “Le të më vrasin”/ Arkimed Lushaj ulëret në protestë para ministrisë për Klodianin: Ja ku jam i pari që të flijohem, po patën b*thë të vijnë se mua ka kush ma merr hakun

      Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi është i pranishëm në protestën që po zhvillohet para ministrisë së Brendshme ku bashkë me të rinjtë e tjerë kërkon drejtësi për Klodian Rashajn që u vra nga efektivi i policisë. Stresi, i pyetur se çfarë do të bëjë nëse policia del kundër tyre, tha me bindje se është i aftë të vetëflijohet. Ai shtoi më tej se mund ta vrasin të parin, por policët duhet të dinë se atij ka kush ia merr hakun dhe se nuk është si Klodiani, që ishte vetëm atë natë. “Do të flijohem. Le të vijnë të më vrasin…unë ja ku jam të më vrasin të parin po patën b*ythë. Por ka një ndryshim unë nuk jam si Klodiani atë natë që ishte vetëm. I kam të gjithë me vete. Do të flijohem këtu se mu aka kush ma merr hakun. Unë jam Klodiani, unë jam Klodiani,”- thotë Stresi ndër të tjera.

    • 16:32

      Vrasja e Klodian Rashës/ Protestustuesit kërkojnë të thyejnë kordoninë e policisë: Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen

      Qindra protestues, pasditen e sotme kanë dalë në protestë para Ministrisë së  Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës, nga policia mëngjesin e ditës së djeshme. Siç shihet në foto situata mes qytetarëve de policisë ështe tensionuar dhe në një moment ata kanë  tentuar të çajnë kordonin e policisë. Ata kanë bërë tthirje që Ministri Sandër Lleshaj të jap dorëheqjen nga detyra, sakaq  thonë se vrasja e 25-vjeçarit nuk është rastësi.

    • 16:10

      Vrasja e Klodian Rashës, nis protesta para Ministrisë së Brendshme, qytetarët përplasen me policinë

      Ka nisur protesta para Ministrisë së Brendshme për vrasjen e Klodian Rashës, mëngjesin e ditës së djeshme nga efektivi i policisë. Siç shihet në videon e mëposhtme qindra qytetarë janë mbledhur duke bërë thirrje që Ministri Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen nga posti. Po ashtu ato bëjnë thirrje për dejtësi, sakaq nuk mungojnë as pankartat në duar.

    • 11:46

      ‘Para se të vdiste Klodiani kishte me vete 2 hurma’/ Simboli i protestës! Të rinjtë i vendosin hurma efektivëve të policisë te këmbët

      Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar nga Ministria e Brendshme deri te Kryeministria për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha i cili u vra nga një efektiv i policisë. Si simbol të protestës të rinjtë kanë zgjedhur hurmën të cilën e kanë vendosur poshtë këmbëve të efektivëve. Kjo pasi të afërmit e viktimës kanë treguar se djali para se të vritej kishte në dorë dy hurma.

      Veprimi i të rinjve u prit mirë nga efektivët dhe të pranishmit e tjerë.

      Ditën e sotme pritet dhe një marshim-protestë tjetër që do të zhillohet në orën 16:00 duke ndjekur të njëjtin interval, Minstria e Brendshme-Kryeministria.

    • 11:39

      Me maska, çadra dhe pankarta në duar/ Të rinjtë e FRPD-së marshim-protestë për vrasjen e Klodian Rashës, kërkojnë dorëheqjen e Lleshajt

      Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rashës i cili u vra nga efektivi i policisë. Në një mot me shi, të pajisur me çadra, pankarta në duar, të rinjtë kanë marshuar nga një institucion në tjetrin për të ngritur zërin mbi kauzën e tyre.

      ‘Kërkojmë dorëheqjen e Ministrit dhe Kryeminstrit. Kërkojmë drejtësi për Klodianin. Klodiani mund të ishte një prej nesh mund të ishte vëllai jonë.’

      Turp ti vijë turistit në Manhatan që ende nuk ka asnjë reagim’ është shprehur Belind Këlliçi.

      U bë mos dalim me maska, por me antiplumb. Dua të bëj një krasim siç ndodhi,  pasi disa psudovipa patën një sensibilizim për një amerikan që u vra, lajm që mori dhenë, për t’u dukur bukur, për tu bërë bjesë e të qënurit trendi, po tani që u vra një i joni një shqiptar. Është turp,” tha një nga protestuesit.

    • 10:30

      Dy marshime për vrasjen e Klodian Rashës, nga Ministria e Brendshme te Kryeministria, çfarë pritet të ndodhë

      Ditën e sotme pritet që të marshohet në orën 11:00 tek Minisitria e Brendshme për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Të rinjtë e FRPD-së bëjnë me dije se në orën 11:00 do të jenë tek Ministria për të vazhduar marshimin e tyre.

      Miremengjes! Ne oren 11.00 te rinje demokrate nisin tek Ministria e Brendshme nje marshim proteste per ekzekutimin nga policia te te riut Klodian Rasha. Itinerari i marshimit do te jete Ministria e Brendshme- Bulevard- Kryeministri, ku do te flasin kryetari i FRPD Belind Kelliçi dhe te rinj te tjere. Ftojme median te raportoje live.

      Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar në Tiranë. 25-vjeçari u vra nga një efektiv policie në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 1:45 të mëngjesit, ndërsa efektivi Nevaldo Hadëraj është prangosur 12 orë më pas. Polici ishte duke patrulluar në Laprakë, kur ka pikasur të riun i cili ishte duke lëvizur përtej afatit të lejuar nga autoritetet dhe i ka kërkuar të ndalojë. I riu nuk ka pranuar dhe polici e ka ndjekur të riun, e ka qëlluar duke e plagosur me dy plumba, një në kokë dhe një në shpatull. Klodian Rasha ka ndërruar jetë në spital ndërsa familja mohoi ekzistencën e një arme në dorën e tij.

    Shto Koment