Aktualitet

Protestë për pallatin e dëmtuar në Durrës, banorët kërkojnë rindërtimin në të njëjtin vend

VIDEO
Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, pallati u shemb, duke shkaktuar dhe humbjen e dy jetëve. Shkak i shembjes ishin dhe ndërhyrjet në kolonat e tij për ndërtimin e një lokali në katin e parë dhe peshës së depozitave në taracë.
Featured image of article: Protestë për pallatin e dëmtuar në Durrës, banorët kërkojnë rindërtimin në të njëjtin vend Pamje nga protesta

DURRËS– Banorët e pallatit “Baron’s” kanë vijuar protestat para bashkisë së Durrësit duke kërkuar ndërhyrjen e kryeministrit dhe ndërtimin e pallatit aty ku ka qenë. Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, pallati u shemb, duke shkaktuar dhe humbjen e dy jetëve. Shkak i shembjes ishin dhe ndërhyrjet në kolonat e tij për ndërtimin e një lokali në katin e parë dhe peshës së depozitave në taracë.

“Ne duam të ndërtohet pallati aty e të mos na nxirren pengesa… Kur ishim në hotel, Edi Rama na premtoi se për 3 muaj do të hynim në shtëpi. Pallati ynë duhej të ndërtohej i pari”, thotë një nga banorët.

“Edhe dje ishim në një takim me kryetaren e bashkisë dhe ajo këmbëngul tek e vetja. Familjet e dy viktimave kanë ikur nga aty. Janë sistemuar, ndërsa na dënon ne. Të mendojë për të gjallët”, shprehet një tjetër banore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jemi 18 familje të pallatit të Baronsit. I kërkojmë kryeministrit Rama dhe ministrit Ahmetaj të ndërhyjnë në bashkinë Durrës, ndryshe do të hyjmë në çadra dhe do të flijohemi. Aty do të derdhet gjak se ajo është prona jonë dhe bashkia është bashkëfajtore në shembjen e pallatit tone”.

Sipas banorëve, vendimi i bashkisë nuk merr parasysh faktin se ata janë bashkëpronarë të truallit ku ngrihej pallati i tyre. Në një reagim bashkia e Durrësit sqaron se banorët e pallatit “Barons” të lagjes 6 do të strehohen në pallatin e Kastratit që do të rindërtohet në lagjen 17, ndërsa aty ku më parë ndodhej pallati i tyre do të ndërtohet një memorial në kujtim të 2 viktimave tê tërmetit.

Marre nga: TopChannel

(A.k.dosja.al)

Shto Koment