Sociale

Protestë në Sarandë, qytetarët në këmbë për mbrojtjen e plazhit të Çentralit, ‘Fusha Shpk’ sjell detin në shëtitore

Prej disa ditësh firma kontraktore Fusha shpk ka nisur punimet në plazh duke e sjell atë në nivelin e shëtitores.Protestuesit kundërshtojnë hedhjen e zhavorit në plazhit historik të sarandiotëve.

SARANDE– Qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile janë mbledhur sot përpara plazhit të Çentralit në Sarandë për të kundërshtuar punimet që po bëhen aty.

Prej disa ditësh firma kontraktore “Fusha shpk” ka nisur punimet në plazh duke e sjellë atë në nivelin e shëtitores.

Protestuesit kundërshtojnë hedhjen e zhavorit në plazhit historik të sarandiotëve. Ky plazh është bombarduar me inerte në vitet e fundit ndërsa kryetari i bashkisë Adrian Gurma sqaroi ditën e djeshme se punime aty do të shërbejn vetëm për të ndërtuar kantierin e punime, por kjo nuk i ka bindur qytetarët të cilët janë të vendosur në mbrojtjen e plazhit.

Me thirrjet “Mos ma prek Centralin” qytetarët kanë qëndruar për një orë përpara plazhit, dhe thonë se ditën e hënë ata do të zhvillojnë një tjetër protestë para Bashkisë Sarandë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment