Bota

Protestë në Itali kundër kufizimeve nga Covid-19, pronarët e bizneseve kërkojnë rihapje të ekonomisë

Ansa shkruan se pronarë barësh, restorantesh, palestrash, pishinash, dhe shitës kanë kërkuar që të rihapin aktivitetet e tyre. 
Featured image of article: Protestë në Itali kundër kufizimeve nga Covid-19, pronarët e bizneseve kërkojnë rihapje të ekonomisë Foto nga protesta

ITALI- Qindra biznesmen nga e gjithë Italia kanë protestuar ditën e sotme kundër masave anti-Covid. Ansa shkruan se pronarë barësh, restorantesh, palestrash, pishinash, dhe shitës kanë kërkuar që të rihapin aktivitetet e tyre.

Ata kanë kërkuar që ekonomia e vendit të rihapej në mënyrë që të rikthehej jeta normale dhe ata të punonin.  Protestuesit brohorisnin “Punë, punë” dhe “Rihapje, rihapje”. Ndërkohë që shumë protestues u përpoqën që të formonin një marshim drejt zyrës së Kryeministrit, por u ndaluan nga policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përfundimisht një delegacion prej pesë vetash u lejua të shkonte në zyrën e Kryeministrit ku u prit nga nënsekretari për marrëdhëniet me parlamentin Deborah Bergamini. Ata kërkuan që të rihapin bizneset e tyre.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment