Aktualitet

Protestë në Berat/ Pronarët e lokaleve kundër Ramës: Mos na mbyll bizneset në fundjavë, jemi zonë e gjelbër, ndryshe do falimentojmë

VIDEO
Pronarët e lokaleve në Berat kundër Ramës, i bëjnë thirrje kryeministrit që të mos u mbyllë bizneset në fundjavë.
Featured image of article: Protestë në Berat/ Pronarët e lokaleve kundër Ramës: Mos na mbyll bizneset në fundjavë, jemi zonë e gjelbër, ndryshe do falimentojmë Foto nga protesta

Berat– Ditën e sotme janë ngritur në protestë pronarët e lokaleve dhe bizneseve në Berat, pasi kundërshtojnë vendimin e qeverisë për mbylljen e aktiviteteve gjatë fundjavës. Ata i kanë bërë thirrje Edi Ramës, që të heqë këtë masë për fundjavën, pasi rrezikojnë të falimentojnë.

“Jemi gati që nëse na sillni një shkrese e mbyllim.  Të gjitha bizneset janë të hapura nuk marim për bazë njofimin e fb që shkruan Kryeministri . Po falimentojmë nëse vazhdojme kështu.  Po paguajmë qeranë, punëtoret taksat etj dhe nuk mund t’ja dalim dot me pesë ditë pune. Berati eshte zone e gjelbërt dhe duhet te jete e hapur çdo dite e natë , nuk jemi zone e kuqe që t’i mbyllim bizneset. Sipas pronareve të bizneseve kërkojne heqjen e fashës se orarit për fundjavën”, shprehen biznesmenët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë policia sot ka mbyllur me forcë çdo lokal që ka gjetur hapur. Një ditë më parë dhjetëra qytetarë, aktivistë protestuan kundër mbylljes së parkut të liqenit në Tiranë. Ata kaluar kordonin e policinë dhe u futën në park, ku nuk munguan edhe akzuat ndaj Ramës.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment