Bota

Thirrja u bë nga grupi në ‘Facebook’/ Zhvillohet protestë kundër masave anti-covid në Belgjikë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës dhe ujë

Policia belge ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila ishtë mbledhur duke thyer të gjutha rregullat anti-covid.
Featured image of article: Thirrja u bë nga grupi në ‘Facebook’/ Zhvillohet protestë kundër masave anti-covid në Belgjikë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës dhe ujë Pamje nga protesta

BRUKSEL-Ditën e djeshme, një turmë njerëzish u mblodhën për të protestuar në një park në Bruksel, në shenjë revolte kundër masave anti-Covid.

Sipas Reuters, policia belge ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e cila ishte mbledhur duke thyer të gjitha rregullat anti-covid.

Gjithë organizimi ishte planifikuar nëpërmjet ‘Facebook’, ku organizatorët i bënë thirrje të gjithëve për pjesmarrje, megjithëse te gjitha postimet u fshinë më vonë pasi gjykata i kishte lajmëruar se do të pënalizoheshin duke u dënuar me burgim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shumica nga personat që ishin pjesmarrës në protestë nuk mbanin maska, gjë e cila është e detyrueshme në Bruksel. Policia arriti të shpërndante turmën menjëherë pasi arriti në park.

(E.K/DOSJA.AL)

Shto Koment