Bota

“Protestë e heshtur”, Kryeministrja e Belgjikës shkon për vizitë zyrtare në spital, mjekët i kthejnë shpinën (VIDEO)

Kryeministrja belge është injoruar nga personeli i spitalit Sain-Pierre në Bruksel, pasi Qeveria e saj është kritikuar shumë për mënyrën sesi ka menaxhuar pandeminë e Covid-19.
Featured image of article: “Protestë e heshtur”, Kryeministrja e Belgjikës shkon për vizitë zyrtare në spital, mjekët i kthejnë shpinën (VIDEO) Mjeket i kthejnë shpinën Kryeministres.

BELGJIKË– Në një kohë që koronavirusi ka prekur me qindra shtete në mbarë botën, jo të gjithë liderët e vendeve që kanë shënuar raste të virusit kanë ditur të menaxhojnë situatën e Covid-19. Kështu ka ndodhur edhe kryeministren e Belgjikës,  Sophie Wilmes, e cila është kritikuar shumë për mënyrën sesi ajo ka punuar për pandeminë e Covid-19.

Për këtë shkak të gjithë mjekët edhe infermierët e spitalit Sain-Pierre në Bruksel e kanë injoruar në momentin kur ajo ka shkuar për vizitë.

Teksa ajo ka dashur të zhvillojë një vizitë zyrtare në këtë spital, punonjësit shëndetësor i kthyen shpinën ku makina në të cilën ajo ndodhej po kalonte rreth tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se shifrat ditore të viktimave dhe të të infektuarëve në Belgjikë kanë qenë relativisht të larta, prandaj edhe e gjithë Qeveria është kritikuar për mënyrën sesi veproi në kohë pandemie. Në videon e bërë virale shihet se sapo makina arrin në oborrin e spitalit, punonjësit u kthyen shpinën automjeteve.

Burimi: Theguardian  

A.C/Dosja.al

Shto Koment