Aktualitet

Protestat për Klodian Rashën/ Bushati: Policët të hidhnin kapelën dhe të bënin paqe me qytetarët

Analisti Andi Bushati tha se policia duhej të hiqte kapelet dhe të bëhej njësh me qytetarët Analisti Andi Bushati tha se policia duhej të hiqte kapelet dhe të bëhej njësh me qytetarët dhe kjo do të shmangte konfliktin.dhe kjo do të shmangte konfliktin.
Featured image of article: Protestat për Klodian Rashën/ Bushati: Policët të hidhnin kapelën dhe të bënin paqe me qytetarët Andi Bushati

TIRANË– Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ndezur protesta në vend, ku mbetën të plagosur 8 efektivë policie.

Analisti Andi Bushati tha se policia duhej të hiqte kapelet dhe të bëhej njësh me qytetarët dhe kjo do të shmangte konfliktin.

“Pa e ditur të gjithë ngjarjen nuk duhet të flasim. Kemi një kultivim të kulturës së dhunës apo jo. Arma e tij është kultivim i dhunës që prej ardhjes së Lleshajt si ministër i Brendshëm. Kjo është si pasojë e atmosferës së krijuar. Është koha të kujtojmë se si u soll ai polici me 15-vjeçarin te Liqeni. Jemi në kohën të kujtojmë kur Edi Rama tha “unë mbështes drejtorin e policisë”. Polici mund të jetë i çmendur, dhe ky sfond bie. Polici duhet të jetë i kujdesshëm ndaj qytetarit dhe jo të ndezë dhunë. Është shumë cinike t’i kërkosh proporcionalitet njerëzve që nuk gjejnë drejtësi në vendin e tyre. Të hidhnin kapelën dhe të bënin paqe me protestuesit. Shumë e thjeshtë’- tha Bushati.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Top-Channel

(f.m/dosja.al)

Shto Koment