Editorial

Protestat në Rusi/ Arrestohet kryetarja e opozitës, Lyubov Sobol

Gjatë protestave në Moskë, është arrestuar edhe kryetarja e Opozitës ruse, Lyubov Sobol, si shkak i skualifikmeve të një numritë madh të kandidatëve të opozitës për të qëndruar në zgjedhjet lokale.
Featured image of article: Protestat në Rusi/ Arrestohet kryetarja e opozitës, Lyubov Sobol Lyubov Sobol

RUSI- Kryetarja e opozitës ruse Lyubov Sobol është arrestuar përpara një proteste të paautorizuar në Moskë.

Zonja Sobol ishte në një taksi gati të nisej për në tubim kur oficerët e policisë e tërhoqën zvarrë në një furgon të zi.

Protestuesit po mblidhen në kryeqytetin rus pasi autoritetet skualifikuan një numër të kandidatëve të opozitës për të qëndruar në zgjedhjet lokale.

Mediat ruse raportuan disa qindra arrestime në të gjithë Moskën.

OVD-Info, një grup i cili drejton një linjë telefonike për raportimin e ndalimeve, tha që kishte marrë të paktën 89 raporte, dhe numri sa vinte e rritej.

Oficerët me veshje të veçanta  janë zhvendosur në kryeqytet dhe kanë paralajmëruar njerëzit të mos protestojnë.

Zonja Sobol,  është një nga kandidatët e përjashtuar nga zgjedhjet lokale. Ajo ka qenë në grevë urie për 21 ditë, dhe u bëri thirrje të tjerëve që të bashkohen në protestën e së shtunës.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment