Bota

Protestat ndaj Francës vazhdojnë dhe në Londër/ Mijëra myslimanë dalin në rrugë me pankarta: Ne nuk do të tolerojmë mosrespektimin e profetit tonë të dashur

Demonstruesit janë mbledhur në kryeqytet duke mbajtur tabela me thëniet "Ne nuk do të tolerojmë mosrespektimin e profetit tonë të dashur.Terroristi më i madh i Tokës është Macron. Fyerja nuk është liri e fjalës.

ANGLI- Protestat e myslimanëve kundër Francës, janë përhapur dhe në Londër. Ditën e sotme mijëra besimtarë myslimanë kanë dalë në protestë afër Ambasadës franceze kundër qëndrimit të presidentit Macron ndaj karikaturave të shfaqura nga revista Charlie Hebdo për profetit Muhamed.

Sipas DailyMail, demonstruesit janë mbledhur në kryeqytet duke mbajtur tabela me thëniet. “Ne nuk do të tolerojmë mosrespektimin e profetit tonë të dashur. Terroristi më i madh i Tokës është Macron. Fyerja nuk është liri e fjalës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas deklaratës së presidentit Emannuel Macronit për vazhdimin e shfaqes së karikaturave të profetit Muhamed, kanë reaguar shumë vende myslimanë të cilat kanë dalë në protestë dhe kanë kërkuar bojoktim të mallrave franceze, si në Pakistan,  në Afganistan ku u dogjë dhe flamuri francez dhe në Indi , Bangladesh dhe Indonezi që protestuesit dogjën foto presidentit Macron. Protestuesit u mblodhën gjithashtu jashtë Ambasadave franceze në Kopenhagë dhe Moskë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment