Bota

Protestat masive në SHBA/ Qëllohen dy oficerë policie nga protestuesit, arrestohet një person shpallet në kërkim një tjetër

Të paktën dy oficerë policie janë plagosur pasi qytetarët i kanë qëlluar gjatë protestave masive për dhunën dhe vrasjet nga policia të personave me ngjyrë në Amerikë.
Featured image of article: Protestat masive në SHBA/ Qëllohen dy oficerë policie nga protestuesit, arrestohet një person shpallet në kërkim një tjetër Pamje nga protestat masive ne SHBA

SHBA- Mes protestave masive që kanë përfshirë disa qytete në SHBA-së prej pasditen e djeshme, dy oficerë të Departamentit të Policisë Metro Louisville u qëlluan me armë zjarri.

Protestat po vijojnë ende kundër dhunës dhe vrasjeve nga policia të personave me ngjyrë në Amerikë. Shefi i Policisë Robert Shrwder ka thënë para gazetarëve se një oficer është në operacion ndërsa tjetri është në gjendje të qëndrueshme. Ndërsa ka njoftuar se është arrestuari i dyshuari kryesor i sulmit ndaj policisë.

“Unë jam shumë i shqetësuar për sigurinë e oficerëve tanë.”- u shpreh Shrwder

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protestat e dhunshme në SHBA vijnë pas vendimit të prokurorisë që mori ditën e djeshme për mos dënimin e policëve që vranë në muajin mars një grua me ngjyrë, Breonna Taylor në shtëpinë e saj.Taylor u vra gabimisht nga policët gjatë kontrollit, por asgjë e paligjshme nuk u gjet në shtëpinë e saj. Urdhri i kontrollit jo vetëm që nuk përfshinte emrin e viktimës, por ai ishte lëshuar për një autor, shtëpia e të cilit ishte shumë larg asaj të Breonna-s. Ndërkohë nga protestat kanë mbetur të lënduar 2 policë të cilët janë qëlluar nga protestuesit.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment