Bota

Protestat masive në Europë, kundër masave të forta që Qeveritë kanë marrë në luftën ndaj Covid-19

Protestuesit kanë gjetur mënyra të ndryshme për të ngritur zërin e tyre, duke kundërshtuar masat kundër virusit.
Featured image of article: Protestat masive në Europë, kundër masave të forta që Qeveritë kanë marrë në luftën ndaj Covid-19 Një protestues në Pragë që kërkon dorhëqjen e kryeministrit.

Bllokimi i shumë shteteve si shkak i koronavirusit ka bërë që dhjetëra prej tyre të ngrihen në protesta për heqjen e rregullave të vendosura prej afro dy muajsh. Duke nisur nga Budapesti, Beograd, Pragë, Bosnje dhe në disa  vende të tjera janë mbajtur protesta të formave të ndryshme për të kundërshtuar këto masa të forta të Covid-19.

Këto lëvizje po dëshmojnë për një shqetësim në zmadhim se shtetet po e shfrytëzojnë betejën me pandeminë për të forcuar pushtetin e tyre.”- shkruajnë mediat e huaja.

Një nga lëvizjet më të forta ka nisur në Serbi ku presidenti autoritar Aleksandar Vuçiç po merr si shembull modelin kinez. Vuçiç që ka praktikuar të njëjtat masa si Edi Rama në Shqipëri, që nga mbyllja e qytetarëve në shtëpi në mbrëmje e deri tek izolimet totale përgjatë fundjavës konsiderohet nga le Monde si një lideri “i njohur për praktikat autoritariste në qeverisje”. Në Serbi një gazetare është arrestuar pas një artikulli për mungesën e paisjeve mjeksore në spitalin e Novi Sadit.

“Qeveria ka marrë masat më drastike në Eurpoë dhe e shfrytëzon këtë situatë me parimin përça e sundo si dhe për të heshtur zërat kritikë. Vuçiçi del përditë ne TV për të përgatitur fushatën elektorale të radhës” i ka thënë gazetës franceze Dobrica Veselonovic drejtuesi i një lëvizjeje ekologjike qytetare.”- deklaroi  Dobrica Veselonovic, drejtuese e një lëvizjeje qytetare lokale dhe ambientaliste.

Prej të martës së 26 prillit në orën 20:05, nisën protetstat, menjëherë pas duartrokitjeve për mjekët.

“Është një metodë që serbët e përdornin për të protestuar kundër Millosheviçit në vitet ‘90”- tha ai.

Gjatë manifestimit qytetarët slloven protestuan edhe kundër masave të kufizimit të OJF-ve ambientaliste, kundër projekteve në infrastrukturë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në kryeqytetin Sloven Ljubjanë 3000 njerëz parakaluan me biçikleta ditën e 1 majit. Ata fishkëllyen liderin Janez Jasna, një admirues i Viktor Orbanit dhe Trumpit, i cili u bë kryeministër në ditët e para të krizës sanitare. Ai ka përfituar nga kriza për të ofenduar gazetarët dhe mediat e pavarura. Gjatë manifestimit qytetarët slloven protestuan edhe kundër masave të kufizimit të OJF-ve ambientaliste, kundër projekteve në infrastrukturë.

Edhe në Hungari mënyra e protestave ishte me buritë e makinave. Çdo të hënë në mbrëmje ata rrotullohen në një kryqëzim poshtë dritares së zyrës së kryeministrit Viktor Orban, në Budapest.

Gjithashtu edhe në Poloni mbyllja e kufinjve shkaktoi protesta që prej 25 prillit. Në Siezin një qytet pranë Çekisë, u zhvilluan “shëtitje” të organizuara përgjatë lumit ozla dhe urave me emrin e vllazërisë dhe lirisë. Në Zorzelek, qytet në kufi me Gjermaninë protestuesit kanë maiifestuar kundër ndarjes së dhimshme të familjeve ndërkohë që që kur Polonia është në BE.

Në Republikën Çeke, në qendër të Pragës, u organizuan tubime të rralla kundër kryeministrit çek Andrej Babis, përgjatë vitit 2019 , ndërmori një marshim në parkun Letna.  Ndërkohë që Çekia ka vetëm  249 viktima, lëvizja kundërshton kryeministrin për mënyrën e tij të komunikimit dhe për konfiktin e interesit në blerjen e paisjeve mjeksore. Në këtë mënyrë Babis i cili e ka humbur shumicën në parlament u detyrua nga opozita ta lehtësonte më shpejt masat ndaj Covid-19.

Burimi: Lemonde

A.C/Dosja.al 

Shto Koment