Politike

Protestat/ Kurti çlirohet pas zgjedhjeve, bën batuta: S’do e doja një opozitar si vetja ime. Së shpejti takohem me Ramën

Albin Kurti tha se së shpejti do të vizitonte Tiranën zyrtare për të arritur një bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
Featured image of article: Protestat/ Kurti çlirohet pas zgjedhjeve, bën batuta: S’do e doja një opozitar si vetja ime. Së shpejti takohem me Ramën Albin Kurti

TIRANË– Kryeministri i sapozgjedhuri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me homologun shqiptar Edi Rama.

I ftuar në “Real Story”, Kurti tha se së shpejti do të vizitonte Tiranën zyrtare për të arritur një bashkëpunim me qeverinë shqiptare. I thumbuar nga moderatori se Kurti nuk do të pritej mirë nga Rama, lideri i LVV siguroi që diçka e tillë nuk kishte për të ndodhur.

BISEDA NË STUDIO:

-Shengeni ballkanik? Çfarë mendoni për të?

Nuk na kanë ftuar ende. Unë besoj që është i rëndësishëm bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri. Duhet të kemi Komision të përbashkër për Politikë të Jashtme, për Mbrojtje e Siguri, për Resurse Minerale. Duhet të jemi sa më të fuqishëm. Unë besoj në kritikë. Aty do t’i kisha vendosur raportet tona. Do të vij shpejt në Tiranë sepse jam i interesuar që të bashkërendohemi.

– Jeni i sigurt që do të jetë një takim pozitiv? Se mbështetët protestën e studentëve…

Njeriu duhet t’u gëzohet protestave, do të thotë që ka vitalitet dhe demokraci. Nuk kam kërcënuar asnjëherë. Si e përjetojnë njerëzit nuk është problem i imi. Unë vetë kam filluar angazhimin tim me protestat e studentëve. Duhet ta pranoj që nuk do ta dëshiroja një opozitar si vetja ime. Por si kryeministër nuk do ta çoja punën deri aty.

Lideri i Lëvizjes së VetëVendosjes Albin Kurti mbështeti protestën e studentëve të zhvilluar në muajin dhjetor. Ai erdhi në Shqipëri dhe mbajti një fjalim para tyre në Fakultetin e Shkencave Sociale.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment