Bota

Protestat kundër qeverisë në Liban/ Irani: Shpërthimi i Bejrutit nuk duhet të politizohet

Qeveria iraniane ka thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin sanksionet kundër Libanit.
Featured image of article: Protestat kundër qeverisë në Liban/ Irani: Shpërthimi i Bejrutit nuk duhet të politizohet Pamje nga protestat ne Bejrut

LIBAN-Situata e vështirë e kryeqytetit të Libanit është komentuar edhe nga shtete të tjera, ku sëfundmi Irani ka thënë se vendet duhet të përmbahen nga politizimi i shpërthimit masiv i 4 gushtit në Bejrut .

Sipas qeverisë iraniane thuhet se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin sanksionet kundër Libanit.

“Shpërthimi nuk duhet të përdoret si një justifikim për qëllime politike … shkaku i shpërthimit duhet të hetohet me kujdes. Nëse Amerika është e sinqertë për ofertën e saj të ndihmës për Libanin, ata duhet të heqin sanksionet.”- ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi në një konferencë televizive për shtyp.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

Shto Koment