Aktualitet

Protestat/ “Fleckenstein tha që zgjedhjet do zhvillohen”, Bushati-Rakipit: Ai është një zar, mos e marrin si referencë

Rakipi përmendi deklaratën e Knut Fleckenstein që thotë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen në vend. Menjëherë ndërhyri Bushati i cili u shpreh se ka ndërkombëtarë që janë zara të PD-së dhe PS-së. Ai theksoi se Fleckenstein është një ndër ta, një zar. 
Featured image of article: Protestat/ “Fleckenstein tha që zgjedhjet do zhvillohen”, Bushati-Rakipit: Ai është një zar, mos e marrin si referencë Andi Bushati dhe Knut Fleckenstein
Përditësuar:

Mbrëmjen e djeshme në emisionin të “Pa ekspozuarit” të Ylli Rakipit është folur për protestën e opozitës dhe se a do të zhvillohen zgjedhjet lokale në qershor.

Rakipi përmendi deklaratën e Knut Fleckenstein që thotë se zgjedhjet lokale do të zhvillohen në vend. Menjëherë ndërhyri Bushati i cili u shpreh se ka ndërkombëtarë që janë zara të PD-së dhe PS-së. Ai theksoi se Fleckenstein është një ndër ta, një zar.

DEBATI:

Rakipi: Knut Fleckenstein thotë që zgjedhjet lokale do të zhvillohen patjetër. Në fakt sot u vunë tela me gjemba dhe u bllokua një seancë parlamentare. Nuk është një gjë e vogël, ka ikur e gjithë opozita.

Bushati: Se u bëra i bezdisshëm unë. Unë kam një parim.  Ka ca zara ndërkombëtare që i ka PD-ja, ka ca zara ndërkombëtarë që i ka PS-ja. Këta mos i marrin pika reference në debat. Ky që përmendje  është një nga këta. Ka nga ata që çfarë thotë Taulant Balla e përsërit ai në Bruksel.

Alibeaj: Bushat janë shtuar shumë këta të PS-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Video marrë nga Ballkan web:

J.V/Dosja.al

 

 

 

Shto Koment