Bota

Protestat e dhunshme pas shpërthimit të 4 gushtit/ Policia shpërndan me gaz lotsjellës turmat, japin dorëheqjen 9 deputetë dhe 3 ministra

Sa i përket kësaj situate të rëndë, ditën e djeshme u mblodh Samiti  i ndihmës ku morën pjesë shumë lider ndërkombëtarë, përfshirë edhe vet Presidentin amerikan Donald Trump. Nga samiti  online u  mësua se jan  mbledhur 300 milion dollarë për t’ua dhënë ‘direkt’ njerëzve në Bejrut, të cilët kanë pësuar dëmtime të mëdha.
Featured image of article: Protestat e dhunshme pas shpërthimit të 4 gushtit/ Policia shpërndan me gaz lotsjellës turmat, japin dorëheqjen 9 deputetë dhe 3 ministra Pamje nga protestat masive ne Liban

LIBAN– Situata aktuale në kryeqytetin libanez, Bejrutin por dhe në mbarë Libanin është shumë e vështirë.  Kjo pasi shpërthimi i katër gushtit ka ngjallur shumë zemërim tek qytetarët të cilët mendojnë se qeveria e tyre është e korruptuar dhe nuk ndihmon popullin, e për këtë  aryse  mijëra libanez janë ngritur në protesta të dhunshme prej 4 ditësh.

Nga shpërthimi tragjik i së martës së kaluar kanë mbetur të vdekur të paktën 158 persona dhe janë plagosur  6 mijë të tjerë, ndërsa dëmet materiale janë  jashtëzakonisht shumë të mëdha. Ndërkohë sa i përket kësaj situate të rëndë, ditën e djeshme u mblodh Samiti  i ndihmës ku morën pjesë shumë lider ndërkombëtarë, përfshirë edhe vet Presidentin amerikan Donald Trump. Nga samiti  online u  mësua se jan  mbledhur 300 milion dollarë për t’ua dhënë ‘direkt’ njerëzve në Bejrut, të cilët kanë pësuar dëmtime të mëdha.

Shumat do të transferohen përmes KB, organizatave ndërkombëtare dhe OJQ-ve, për t’ua dhënë direkt banorëve të Bejrutit, banesat e të cilëve janë rrafshuar, ndërsa shumë prej tyre kanë humbur njerëzit e dashur si dhe janë plagosur.

Ndërkohë që situata vijon të mbetet  e njëjtë me protesta të dhunshme, ku qytetarët kanë arritur të “mposhtin” disa ministri dhe Institucione të tjera shtetërore, të paktën 9 deputetë dhe 3 ministra të Qeverisë së Libanit kanë dhënë dorëheqjen nga posti i tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 158 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al

  • 17:50

    Shpërthimi me 200 të vdekur në Bejrut, Qeveria e Libanit jep dorëheqjen pas protestave masive

    Pamje nga protestat ne Bejrut

    Qeveria e Libanit jep dorëheqjen pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit dhe pas protestave masive që qytetarët e këtij vendi kanë mbajtur prej ditësh. Deri më tani Ministri i Drejtësisë në Liban, Marie Claude Najm, Ministri i Informacionit Manal Abdel Samad dhe Ministri i Mjedisit Damianos Kattar të gjithë kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre. Ndërkohë Ministri i shëndetësisë, Hamad Hasan është shprehur se dorëheqjen e kemi dhënë si një detyrim ndaj popullit.

    “Kemi dhënë si përgjegjësi jo si shpëtim prej saj,”– thotë ai. Sakaq pritet që kryeministri i vendit të mbajë një deklaratë para popullit.

  • 19:01

    Qeveria në Liban jep dorëheqjen, flet kryeministri Hasan Diab: U përpoqëm të ndryshonim po nuk ia dolëm, korrupsioni…

    Hassan Diab

    Pas shpërthimit të fuqishëm në Liban dhe pas protestave masive qeveria vendase ka dhënë dorëheqjen. Së fundmi këtë e ka konfirmaur edhe kryeminstri i Libanit, Hasan Diab, i cili ka thënë se qeveria u përpoq të ndryshonte por që nuk ia doli pasi korrupsioni në Liban është më i madh se shteti.

    “Unë e shpall sot dorëheqjen e kësaj qeverie. Lus Zotin që ta mbrojë Libanin. Elita politike  sulmoi qeverinë time. Korrupisoni në Liban është më i madh se shteti. Qeveria jonë u përpoq te ndryshonte por nuk ia doli dot,“- tha ai në një fjalim televiziv.

    Aktualisht, qeveria e Diabit do të jetë në detyrë, derisa të nisin negociatat për qeverinë e re.

    “Shpresoj se periudha e qeverisë në detyrë nuk do të jetë e gjatë, sepse shteti nuk mund të durojë aq shumë. Le të shpresojmë se qeveria e re do të formohet shpejt”, ka thënë ministri për Punë Publike, Michel Najjar.

  • 19:50

    ‘Çmendet’ truproja i kreut të Kuvendit, fotografohet duke qëlluar me armë ndaj protestuesve në Liban

    Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut ku si psojë humbën jetën 200 persona dhe u plagosën mbi 6 mijë të tjerë, janë zhvilluar protesta masive pasi qytetarët fajsojnë qeverinë për tragjedinë që ndodhi. Pamje të dhimbshme janë publikuar nga mediat e huaja por së fundmi një foto po bën xhiron e botës. Badigardi personal i kreut të Parlamentit të Libanit, Nabih Berry është fotografuar teksa qëllon me plumba të vërtetë ndaj protestuesve në Beirut.

    Badigardi duke qelluar

    Fotot janë kanë marrë dhenë në të gjithë mediat botërore, pasi pasqyrohet mjaft qartë situata në Liban dhe përgjigja e qeverisë ndaj qytetarëve. Qytetarët për shpërthimin kanë lënë përgjegjëse qeverinë pasi kjo e fundit pretendohet të ketë qenë në dijeni për lëndën plasëse që ndodhej në anije dhe që nuk mori masa sigurie.

    Badigardi duke qelluar

    Ndërkohë së fundmi qeveria e Libanit për shkak të situatës së krijuar në vend ka dhënë dorëheqjen. Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 200 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

  • 20:57

    Versioni që përmbys gjithçka! Eksperti italian: Depoja në Bejrut ishte mbushur me predha, doli tym i kuq

    Pamje nga shperthimi i fuqishem ne Bejrut.

    Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi pasditen e 4 gushtit ku si pasojë humbën jetën 200 persona dhe u plagosën më shumë se 6 mijë të tjerë, u ngritën shumë hipoteza se nga se u shkaktua, tragjedia. Zyrtarët  e shtetit në Liban thanë se ngjarja e rëndë ndodhi pasi mbi 2,7 tonë nitrat amoniumi që ndodheshin në  një depo në portin e Bejrutit shpëthyen. Ndërkohë zyrtarë të tjerë përfshirë dhe presidentin amerikan Donald trump tha se shpëthimi nuk ishte aksident por një sulm. Së fundmi eksperti italian i  eksplozivëve Danilo Coppe, ka shokuar me deklaratën e tij duke hedhur poshtë të gjithë hipotezat duke thënë se magazina ku ndodhi shpërthimi tragjik nuk ishte e mbushur me nitrat  amoni por brenda saj mund të ketë pasur predha. 56-vjeçari thotë ngjyra e tymit që u përhap në shpërthimin e Bejrutit ishte e kuqe dhe se këtë ngjyrë marrin zakonisht shpërthimet e materialeve ushtarake që kanë litium në përbërje. Ndërsa tymi që krijohet nga djegia e nitratit të amonit, sipas tij është në përgjithësi i bardhë. Ai thotë se raketat mund të jenë depozituar në atë magazinë nga grupi i militantëve anti-izraelitë Hezbollah, që kontrollon zonën e portit, dhe se shpërthimi mund mund të jetë shkaktuar nga një zjarr aksidental. Eksperti italian shprehet se në magazinën ku ai beson se ishin depozituar raketa, shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një zjarr aksidental. Dyshime ka se raketat mund të jenë depozituar në atë magazinë nga grupi i militantëve anti-izraelitë,Hezbollah, që kontrollon zonën e portit.Kujtojmë se edhe para  disa ditësh një video bëri bujë në mediat sociale, ku shihej se një raketë hidhej mbi zjarr pak para se të ndodhte shpërthimi i fuqishëm. Por megjithatë autoritetet vendase nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar se cili shkaku i vërtetë i ngjarjes.

    Pra e gjithë bota po drejtojnë pyetjen:  Shpërthimi ishte aksidental apo një sulm nga jashtë?

  • 12:56

    Dorëhiqen 3 ministra/ Kabineti nën presion, në takimin e sotëm mund të tërhiqet e gjithë qeveria libaneze

    Pamje nga protestat

    Protestat e dhunshme në kryeqytetin libanez nuk kanë të ndalur.  Këtë të hënë protestuesit libanezë kanë bërë thirrje për një tubim jashtë pallatit Baabda, teksa kërkojnë që Presidenti Michel Aoun të tërhiqet pas dorëheqjeve të tre ministrave, ku sëfundmi ka dhënë dorëheqjen edhe ministrja e Drejtësisë. Ndërkohë mësohet se është planifikuar të mbahet një takim i kabinetit ditën e sotme, teksa raportohet nga mediat vendase se e gjithë qeveria mund të japë dorëheqjen. Nëse të shtatë ministrat japin dorëheqjen, kabineti do të kthehet në mënyrë efektive një qeveri e përkohshme. “Nuk do të funksionojë, janë po të njëjtët njerëz. Është një mafioz.”- u shpreh  Antoinette Baaklini, një punonjës i një ndërmarrje të energjisë elektrike që u shkatërrua nga shpëthimi i fuqishëm i 4 gushtit. Protestat masive në Liban kundër qeverisë vijnë pak ditë pas shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit ku mbetën të vdekur 158 persona dhe janë plagosur më shumë se 6 mijë të tjerë. Ndërkohë qytetarët protestojnë kundër qeverisë duke u shprehur se udhëheqësit nuk po e mbrojnë vendin e tyre. Shkak i katastrofës së 4 gushtit është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite.

  • 12:32

    Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Ministrja e Drejtësisë në Liban në jep dorëheqjen

    Marie Claude Najm

    Ministrja e Drejtësisë në Liban, Marie Claude Najm ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen. Këtë lajm e ka bërë me dije vet Maria në një deklaratë, ku tha se ajo kishte paraqitur dorëheqjen e saj nga qeveria, duke përmendur shpërthimin katastrofik në portin e Bejrutit. “Jashtë bindjes time se qëndrimi në pushtet në këto kushte, pa ndryshime thelbësore në sistem, nuk do të çojë në reformën që ne kemi punuar për të arritur.”- ka thënë Najm. Ajo i bëri thirrje pjesës tjetër të qeverisë të jepte dorëheqjen, duke shtuar se ajo kishte bërë presion për zgjedhje të parakohshme për shkak të krizës që është krijuar në Liban.  Kujtojmë se deri më tani kanë dhënë dorëheqjen 9 deputetë të parlamentit libanez dhe sëbashku me Marian janë dorëhequr nga posti 3 ministra.

  • 11:07

    “Unë do të vdes, po humbas burrin tim”, Nusja në Liban tregon çfarë mendoi momentin e shpërthimit: Do të varrosem nën një ndërtesë, tani po pres momentin

    Nusja, Dr. Israa Selbani.

    Ndonëse 29-vjeçarja, Israa Seblani kishte menduar për shumë kohë për ditën e saj të dasmës, por 4 gushti nuk ishte dita më e bukur për këtë gjë. Shpërthimi tragjik i së martës në kryeqytetin libanez shkatërroi edhe momentin kur Dr. Israa Seblani teksa ishte e veshur me vellon e bardhë po realizonte një videoklip me momentet më të bukura krah bashkëshortit të saj.  Por shpërthimi ishte i frikshëm, sa kjo u pa edhe në videon e shkurtër që publikoi fotografi i nueses 29-vjeçare.  Sa i përket këtij mometi, Dr. Israa Selbani është shpreheurse në ato çaste kishte menduar vetëm  vdekjen.  “Në atë moment, një gjë kam menduar.Tani, unë po humbas jetën time, po humbas burrin tim, do të varrosem nën një ndërtesë, tani do të vdes. Tani po pres momentin. Si do të vdes? A do të jetë e shpejtë? A do ta ndiej? A do të jem pranë tij?” – është shprehur ajo.  Seblani, është një banorë e SHBA-së, por ndodhej  në Beirut për t’u martuar sepse burri i saj nuk kishte marrë ende një vizë amerikane, pavarësisht se priste tre vjet. Duke mos dashur të ndahen më, ata vendosën të jetojnë sëbashku në kryeqytetin e Libanit.  Tashmë çifti shprehet që thjeshtë janë mirënjohës që sot janë ende gjallë, ndërsa kanë mbetur 158 persona.

  • 10:49

    Ëndrrat e copëtuara të libanezëve/ Gjithçka mbeti pas shpërthimit tragjik të 4 gushtit (FOTOT)

    Pamjet e banesave te shkaterruara pas shperthimit.

    Shpërthimi masiv i së martës në Beirut u përhap nëpër mijëra shtëpi, duke hedhur në erë dyer dhe dritare, garderova, rafte librash dhe gjithçka tjetër që njerëzit kishin në shtëpii u shkatërrua. Së fundmi, teksa kanë kaluar 6 ditë që prej shpërthimit masiv, mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi që tregojnë gjithçka ka mbetur pas tragjedisë së 4 gushtit.

    Brenda pak sekondave, më shumë se një e katërta e një milion e banorëve të kryeqytetit libanez mbetën pa shtëpi  e pa një strehë për të jetuar. Sipas vlerësimeve që janë bërë deri më tani, thuhet  se  6.200 ndërtesa u dëmtuan totalisht.

  • 10:32

    Momenti i shpërthimit të frikshëm/ Pas tymit të dendur flaka hedh në erë pallatet pranë portit të Bejrutit

    Pamjet nga momenti i shperthimit.

    Është publikuar një tjetër video e re sa i përket shpërthimit tragjik të së martës në kryeqytetin libanez. Videoja me lëvizje të ngadalta në të cilën tregohen pasojat e shpërthimit fatal në Bejrut. Në fillim arrihet të shikohet vetëm tym i dendur që ka pushtuar zonën e më pas ndodh shpërthimi tragjik me flakë që shktërron totalisht pallatet aty pranë.

    Kujtojmë se shpërthimi i fuqishëm i nitratit të amonit u ka marrë jetën të paktën 157 njerëzve dhe ka plagosur mbi 6 mijë të tjerë. Ndërsa mësohet se të paktën 300 mijë banorë kanë mbetur të pastrehë pasi bansat e tyre janë shkatërruar.Ndërkohë në vend kanë nisur protestat e dhunshme kundër qeverisë, menjëherë pas shpërthimi të fuqishëm.

  • 10:00

    Protestat kundër qeverisë në Liban/ Irani: Shpërthimi i Bejrutit nuk duhet të politizohet

    Pamje nga protestat ne Bejrut

    Situata e vështirë e kryeqytetit të Libanit është komentuar edhe nga shtete të tjera, ku sëfundmi Irani ka thënë se vendet duhet të përmbahen nga politizimi i shpërthimit masiv i 4 gushtit në Bejrut. Sipas qeverisë iraniane thuhet se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin sanksionet kundër Libanit. “Shpërthimi nuk duhet të përdoret si një justifikim për qëllime politike … shkaku i shpërthimit duhet të hetohet me kujdes. Nëse Amerika është e sinqertë për ofertën e saj të ndihmës për Libanin, ata duhet të heqin sanksionet.”- ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi në një konferencë televizive për shtyp.

  • 8:28

    Protestat e dhunshme në Bejrut/ Nëntë deputetë libanezë dhe dy ministra japin dorëheqjen nga qeveria

    Pamje nga protestat masive ne Bejrut

    Shpërthimi tragjik i 4 gushtit në Bejrut të Libanit ka shkaktuar një situatë teje të tensionuar, ku mijëra qytetarë kanë dalë në protesta kundër qeverisë me akuza për korrupsion. Dy ditë më parë në kryeqytetin libanez protestuesit kanë hyrë në disa ministri të vendit në zyrat e Shoqatës së Bankave, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë hyrë edhe në ambientet e Parlamentit.  Nga mediat e huaja është bërë me dije se nëntë anëtarë të parlamentit dhe dy ministra deri më tani kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre në Liban.  Manal Abdel Samad, ministri i informacionit dhe Damianos Kattar, ministri i mjedisit, dhanë dorëheqjen e posteve të tyre të dielën, pasi qeveria është në një presion të madh pas shpërthimit tragjik të së martës. Deputetët: Marwan Hamadeh Paula Yaacoubian Nadim Gemayel Samy Gemayel Elias Hankash Neemat Ephrem Michel Moawad Dima Jamali Henry Helou. Ministrat: Manal Abdel Samad dhe Damianos Kattar.

Shto Koment