Bota

Protestat e dhunshme/ New Yorku ndërpret lidhjet e biznesit me Donald Trump, autoritetet: Nxitja e kryengritjeve është akt kriminal

Organizata Trump ka kontrata për të drejtuar Carousel Central Park, dy shesh patinazhi në akull në Central Park dhe Kursin e Golfit Ferry Point në Bronx. Kontratat kanë vlerë 17 milion dollarë në vit.
Featured image of article: Protestat e dhunshme/ New Yorku ndërpret lidhjet e biznesit me Donald Trump, autoritetet: Nxitja e kryengritjeve është akt kriminal Foto ilusuese

SHBA-Qyteti i New York-ut po përfundon kontratat me Organizatën Trump pas trazirave të dhunshme të zhvilluara më 6 janar në ndërtesën e Capitolit në Shtetet e Bashkuara.

“Nxitja e një kryengritje kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara përbën qartë një veprimtari kriminale. Pra, qyteti i New York-ut nuk do të ketë më asgjë me Organizatën Trump,”-ka thënë kryetari i Bashkisë De Blasio MSNBC.

Sipas BBC, Organizata Trump ka kontrata për të drejtuar Carousel Central Park, dy shesh patinazhi në akull në Central Park dhe Kursin e Golfit Ferry Point në Bronx. Kontratat kanë vlerë 17 milion dollarë në vit.

Avokati i qytetit, James E Johnson, tha se nxitja e dhunës e presidentit ishte një gjë e neveritshme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne kemi planifikuar që është më mirë për qytetin, për procesin e anulimit të këtyre kontratave dhe përfundimin e lidhjeve të tij të biznesit me Organizatën Trump,”-ka thënë ai.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment