
Hong Kong- Sundimi i ligjit i Hong Kongut është shtyrë në prag të kolapsit total pas më shumë se pesë muaj protestash, paralajmëroi policia.
Paralajmërimi erdhi ndërsa protestuesit u përleshën me policinë në të gjithë qytetin të martën e kaluar.
Në Universitetin kinez të Hong Kongut, policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe plumba ndaj protestuesve që ndërtuan barrikada në kampus.
Më parë gjatë ditës, rreth 1.000 protestues u mblodhën në qendrën e Hong Kong-ut gjatë drekës duke bllokuar rrugët e qytetit.
Protestuesit, të veshur me rroba zyre, u panë duke brohoritur: “Luftoni për liri, qëndroni me Hong Kongun!”
Ndërkohë gjatë protestave të dhunshme dhe vandalizmit policia është kundërpërgjigjur me armë të forta në rrëmën e krijuar në qedrat tregtare.
Nga mediat e huaja është mësuar se një nxënëse nga shkolla e mesme dhe një djalë 16-vjeçar u arrestuan në qendrën tregtare “Sha Tin”.
Demonstratat erdhën vetëm një ditë pasi zona pa një përshkallëzim të theksuar të dhunës, me policinë qëlloi një aktivist në torzë. Një mbështetës pro-Pekinit u vu në zjarr nga protestuesit antiqeveritar.
Protestat në Hong Kong kanë filluar para gjashtë muajve për shkak të një projektligji kundërthënës për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Fuqitë perëndimore kanë kërkuar që Kina ta respektojë autonominë e Hong Kong-ut, ndërsa Kina i ka akuzuar ato për ndërhyrje në çështjet e brendshme të kësaj qeverie.
Burimi: BBC
A.C/Dosja.al