Rajoni

Protestat e dhunshme në Beograd/ Zv.kryeministrja e Serbisë apel qytetarëve: Pakënaqësitë shprehini duke mbajtur maska dhe ruani distancën

Zv.kryeministrja e Serbisë pas protestave të një nate më parë në Beograd ka dënuar ashpër përpjekjen e dhunshme të mbrëmshme për të hyrë në Kuvend, duke shtuar se të gjithë ata që janë përfshirë në këto protesta duhet të mbajnë përgjegjësi.
Featured image of article: Protestat e dhunshme në Beograd/ Zv.kryeministrja e Serbisë apel qytetarëve: Pakënaqësitë shprehini duke mbajtur maska dhe ruani distancën Zv.kryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviç.

SERBI– Ditën e sotme Zv.Kryeministrja serbe Zorana Mihajloviç, ka reguar pas protestave të dhunshme të mbrëmjes së djeshme brenda parlamentit në Beograd.

Mihajloviç ka dënuar ashpër përpjekjen e dhunshme të mbrëmshme për të hyrë në Kuvend, duke shtuar se të gjithë ata që janë përfshirë në këto protesta duhet të mbajnë përgjegjësi.

“Ata që bëjnë thirrje për mitingje dhe protesta, do të duhet të mbajnë përgjegjësi për shëndetin e qytetarëve që mbledhin në këto tubime. U bëj thirrje qytetarëve që nëse duan të shprehin pakënaqësinë e tyre, duhet ta bëjnë këtë duke mbajtur maskë dhe duke respektuar distancën, sepse kjo është mënyra më e mirë për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të të tjerëve.”– thotë Mihajlović.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një natë më parë në Beograd nisën protestat masive kundër Presidentit serb Aleksandër Vuçiç.  Qytetarët kundërshtojnë vendimin e Vuçiç për t’u përballur me një tjetër izolim si shkak i pandemisë, sepse tashmë Serbia është përfshirë nga një tjetër valë e Covid-19, ku numri i të infektuarve sa vjen e rritet. Gjithashtu protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Presidentit Vuçiç.

Burimi:  Blic

A.C/Dosja.al

Shto Koment