Bota

Protestat e dhunshme në Bejrut/ Nëntë deputetë libanezë dhe dy ministra japin dorëheqjen nga qeveria

Të paktën 9 deputetë dhe 2 ministra të qeverisë aktuale të Libanit kanë dhënë dorëheqjen, në një kohë kur vendi po përballet me një situate teje të vështirë pas shpërthimit të fuqishëm të 4 gushtit.
Featured image of article: Protestat e dhunshme në Bejrut/ Nëntë deputetë libanezë dhe dy ministra japin dorëheqjen nga qeveria Pamje nga protestat masive ne Bejrut

LIBAN– Shpërthimi tragjik i  4 gushtit në Bejrut të Libanit ka shkaktuar një situatë teje të tensionuar, ku mijëra qytetarë kanë dalë në protesta  kundër qeverisë me akuza për korrupsion.

Dy ditë më parë në kryeqytetin libanez protestuesit kanë hyrë në disa ministri të vendit në zyrat e Shoqatës së Bankave, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë hyrë edhe në ambientet e Parlamentit.

Nga mediat e huaja është bërë me dije se nëntë anëtarë të parlamentit dhe dy ministra deri më tani kanë dhënë dorëheqje nga pozita e tyre në Liban.

Manal Abdel Samad, ministri i informacionit dhe Damianos Kattar, ministri i mjedisit, dhanë dorëheqjen e posteve të tyre të dielën, pasi qeveria është në një presion të madh pas shpërthimit tragjik  të së martës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deputetët: Marëan Hamadeh Paula Yaacoubian Nadim Gemayel Samy Gemayel Elias Hankash Neemat Ephrem Michel Moaëad Dima Jamali Henry Helou.

Ministrat: Manal Abdel Samad dhe Damianos Kattar.

Burimi: Aljazeera 

A.C/Dosja.al

Shto Koment