Politike

Protesta/ Zëdhënësja e PD: Ja si u godit nga efektivi djali i Luan Baçit, pas protestës

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar një video, për të kuptuar se si ndodhi arrestimi i djalit të ish-deputetit Baçi.
Featured image of article: Protesta/ Zëdhënësja e PD: Ja si u godit nga efektivi djali i Luan Baçit, pas protestës Luan Baçi dhe policia

TIRANË-  Pas përfundimit të protestës së opozitës u shoqëruan disa persona në polici, mes tyre dhe djali i kryetarit të PD-së në Fier, Luan Baçit.(Lexo këtu)

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka publikuar një video, për të kuptuar se si ndodhi arrestimi i djalit të ish-deputetit Baçi.

Zhupa shprehet se kjo është e papranueshme dhe jo ligjore. Sipas zëdhënëses, protestat do vazhdojnë edhe më të fuqishme.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Videot e dhunes policore te paprecedente dhe te paligjshme ndaj qytetareve te Fierit qe kishin marr pjese ne proteste.

Kryetarin e PD Fier Luan Baçi e lajmeruan qytetaret me telefon qe po dhunoheshin nga policia dhe ai bashke me djalin shkuan ne vendin e ngjarjes. Djali Bruno filloj te filmonte per te dokumentuar te verteten, pikerisht dhunen e policise ndaj qytetareve dhe ne kete moment ra vete viktime e dhunes se tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne video e pare shikohet momenti kur Bruno Baçi, djali i kryetarit i PD Fier dhe ish deputeti Luan Baçi, del per te filmuar dhunen dhe nje polic i maskuar i sulet, e sulmon fizikisht edhe pastaj e arrestojne pasi e dhunuan. E papranueshme edhe jo ligjore.

Protestat do vazhdojne edhe me te fuqishme! Fieri dhe gjithe Shqiperia nuk ndalet nga hakmarrja primitive e nje kryeministri ne panik dhe te ikur!

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo këtu) Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.