Politike

Protesta/ Zëdhënësja e PD i përgjigjet Xhaçkës: Ti dhe shefi yt e doni Shqipërinë si Rinasi

Në një postim në mediat sociale, Zhupa shkruan se Xhaçka dhe Rama e duan Shqipërinë si Rinasi ku u vodhën miliona euro.
Featured image of article: Protesta/ Zëdhënësja e PD i përgjigjet Xhaçkës: Ti dhe shefi yt e doni Shqipërinë si Rinasi Pamje nga protesta e opozitës 13 prill 2019

TIRANË- Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila reagoi mbrëmë për protestën e opozitës.

Në një postim në mediat sociale, Zhupa shkruan se  Xhaçka dhe Rama e duan Shqipërinë si Rinasi ku u vodhën miliona euro.

Protestuesit e duan Shqiperine si Europa, ti Olta dhe shefi yt e doni Shqiperine si rinasi ku bashkevidhen 10 milion euro ne mes te dites duke cenuar sigurine kombetare. Ti dhe shefi yt keni siguruar me “arritjet” tuaja qe Shqiperise te rrezikohen ti kthehen vizat.

Ne fakt ju e keni ne gen luften kunder Europes,  NATO-s, vizave prandaj dhe po zhbeni cdo arritje te ketij vendi. Por nuk do arrini dot te ndalni valen qytetare, qe duan nje Shqiperi me standartet europiane dhe do e fitojne kete beteje me sakrifica dhe mund”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Minisitrja Olta Xhaçka gjatë mbrëmjes së djeshme kur protesta e opozitës u shua reagoi në rrjetet socilae ku falenderoi qytetarët që nuk u bënë pjesë e saj. (Lexo këtu)

Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment