Politike

Protesta/ Vasili: Shqiptarët ishin pa fund për një Shqipëri të paqtë

Ish-kryetari i grupit parlamantar të LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon foton e një qytetarje që sipas tij proteston duke luajtur me violinë, shprehet se shqiptarët ishin pa fund për një Shqipëri të paqtë.
Featured image of article: Protesta/ Vasili: Shqiptarët ishin pa fund për një Shqipëri të paqtë Qytetarja që proteston duke luajtur me violinë

TIRANË- Ish-kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, me ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, të zhvilluar sot para Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se “Sot shqiptaret ishin pa fund ne shesh per nje Shqiperi te paqte dhe njerezore pikerisht si kjo qytetare, qe ne menyre divine proteston duke luajtur ne violine, dhe jo per Shqiperine ne ankth e brenge per shkak te nje kryeministri te semure per karrige dhe para”.

Për të argumentuar këtë qëndrim, Vasili ka publikuar një foto ku sipas tij një qytetare proteston duke luajtur me violinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo këtu) Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

(B.B/ Dosja.al)

Shto Koment