Aktualitet

Abuzimi me të miturit, qytetarët dhe aktivistët dy orë marshimin nga “Nënë Tereza” tek MASR, mes tyre edhe VIP: Kërkojmë mbledhjen e firmave për kastrimin kimik të pedofilëve

FOTO
  • Jo vetëm në Tiranë, ja qytetet ku qytetarët u ngritën në protestë kundër abuzimit me të mitur
  • Nën moton "Për fëmijërinë e vjedhur", protestuesit kanë marshuar në mënyrë paqësore nga sheshi “Nënë Tereza”, ku burra e gra kanë dalë në shesh me pankarta në duar dhe kërkojnë që të mblidhen firmat e mjaftueshme për të arritur në vendosjen e kastrimit kimik të pedofilëve (proces që kryhet më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale).
    Featured image of article: Abuzimi me të miturit, qytetarët dhe aktivistët dy orë marshimin nga “Nënë Tereza” tek MASR, mes tyre edhe VIP: Kërkojmë mbledhjen e firmave për kastrimin kimik të pedofilëve Pamje nga protesta

    TIRANË- Për dy orë rresht, nga ora 16:00-18:00, qindra qytetarë dhe aktivistë, mes tyre edhe personazhë publikë kanë dalë në protestë dhe marshimin paqësor kundër abuzimit me të mitur. 

    Nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, protestuesit kanë marshuar në mënyrë paqësore nga sheshi “Nënë Tereza”, ku burra e gra kanë dalë në shesh me pankarta në duar dhe kërkojnë që të mblidhen firmat e mjaftueshme për të arritur në vendosjen e kastrimit kimik të pedofilëve (proces që kryhet më anë të një injeksioni me ilaçe të ndryshme, që në mënyrë efektive nuk mund të kryesh marrëdhënie seksuale).

     “Më mirë nami sesa syri”, “si të ndalojmë përdhunimin: hapi nr 1- mos përdhuno”, “trupi nuk është objekt”, “s’ke faj ti jo, fajin e ka përdhunuesi”, janë disa nga pankartat.

    Mes qytetarëve dhe aktivistëve ka edhe personazhë publikë, siç janë Eli Fraa, Avokati i Popullit, Aurela gaçe, deputeti Halit Valteri, Rudina Hajdaripedagogia Iris Luarasi, Artan Manushaqe, Xhemi Shehu, Arbana Osmani, Rovena Dilo, etj.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Denonconi dhunën, mos jini të nënshtruara, denonconi dhunën, edukoni fëmijët, flisni me ta dhe mos heshtni,”- dëgjohet ndër të tjera në video.

    I pranishëm ishte edhe babai i 15-vjçares së abuzuar seksualisht në Babrru, ngjarje nga e cila mori nismën kjo protestë. Përpara mikrofonëve, Edmond Thanasaj, me një kapele në kokë dhe me një shami në fytyrë, tha se duhet të bëhet diçka që kjo situatë të mos vazhdojë më. Ai u shpreh se atë që e vuajti vajza e tij të mos e vuajë asnjë tjetër e re, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë lloj shprese nga qeveria.

    Sipas tij, kryeministri Edi Rama, nuk do të bëjë asgjë sepse ai nuk ka vajzë vetë dhe nuk e di ç’do të thotë kjo gjë. Ndër të tjera, Thanasaj tha se në Babrru e kërcënojnë se duan ta vrasin.

    (f.m/dosja.al)

    • 20:15

      “Sikur djemve t’u shpifeshin përdhunimet siç u shpifen periodat”, protestuesit mbulojnë me pankarta kangjellat e Ministrisë së Arsimit

      Qindra qytetarë marshuan sot në Tiranë, kundër abuzimit seksual ndaj të miturve. Ata u ndalën edhe te Ministria e Arsimit, të cilën e quajtën “Ministri të turpit”. Protestuesit mbushën me pankarta kangjellat e këtij institucioni, ndërsa fajësojnë institucionet shtetërore për këtë ngjarje të rëndë. Ndër pankartat më të spikatura ishin: “Pedofilët e kanë vendin në burg, jo në shkollë”, “Shtet pedofilash”, “Sikur djemve t’u shpifeshin përdhunimet siç u shpifen periodat”.

    • 18:39

      ‘Monstra’/ VIP-at shqiptarë që iu bashkuan marshimit kundër abuzimeve seksuale, sloganet e qytetarëve: Mos përdhuno, mbroni vajzat, jo pedofilët..

      Ditën e sotme në orën 16:00 me mijëra qytetarë kanë dalë në sheshin ‘Nënë Tereza’ aty ku po marshojnë kundër abuzimeve seksuale. Skandalet seksuale te cilat janë bërë temë kryesore ditëve të fundit kanë bërë që vajza, gra, burra e të rinj të marshojnë për ti thënë ‘Stop’ këtij fenomeni që po prek vajza të vogla të cilat abuzohen nga persona më të mëdhenj në moshë apo edhe moshatarë. Thirrjes së njerëzve iu janë bashkuar dhe personazhe të njohur në vend, që nga Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani e shumë VIP-a të tjerë, fotot e të cilave i gjeni në galerinë më poshtë.

    • 18:01

      Protesta kundër abuzimit me të mitur, Aurela Gaçe: Jam këtu për të gjithë ata djem e vajza që nuk flasin dot, është fatkeqësi që në Shqipëri fajësohet viktima

      Këngëtarja Aurela Gaçe, një nga personazhët e shumtë publikë që kanë qenë pjesëmarrës në protestën kundër abuzimit me të mitur është ndalur të flasë për kamerat. Gaçe u shpreh se ka shkuar në protestë për të gjithë ata fëmijë, djem e vajza që janë abuzuar seksualisht dhe nuk kanë folur dot, ndërkohë që duhet të ndihen të mbrojtur që ta bëjnë këtë gjë. Këngëtarja shtoi më tej se është për të ardhur keq që në Shqipëri fajësohet viktima dhe kjo gjë bën që shumë të rinj të heshtin.

      “Jam në protestë për shumë vajza, për shumë djem që mbase nuk kanë folur kurrë që janë dhunuar. Jam këtu për t’i kërkuar shtetit tim që të vendosë një ligj të fortë. Duhet ta di që nëse flas, jam i mbrojtur. Nëse gratë, vajzat e dhunuara kanë frikë të flasin është edhe fakti që nuk dinë ku të flasin. Një njeri të sëmurë është pak ta mbyllësh në burg për 2 vjet. Është për të ardhur keq që fajësojmë viktimën. Si mund të thuash donte vetë?? Kjo është absurde. Jam këtu për të thënë që jam një qytetare e këtij vendi. Nuk po them që cdo prind duhet të kalojë në vetëgjyqësi. Jam këtu që shteti të vendosë ligje më të forta, këta njerëz duhet të dënohen rëndë që të kenë frikë, të mendohen mirë këta njerëz para se të ngacmonin fëmijët,”- tha Aurela Gaçe ndër të tjera.

    • 17:53

      Protestuesit shkojnë tek MASR, me pankarta në duar brohorasin në grup: Ministri e turpit!

      Protesta kudër fëmijëve të abuzuar është zhvendosur përballë godinës së Ministrisë së Arsimit. Me pankarta në duar, dhe nën moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, qytetarët, gratë, burrat dhe aktivistët janë mbledhur përpara ministrisë së drejtuar nga Besa Shahini dhe kërkojnë drejtësi. “Ministri e turpit,”- dëgjohet të thonë ata në grup, teksa thërrasin përpara ministrisë.

    • 17:15

      “Më mirë nami se syri”/ Protestuesit që kërkojnë kastrimin kimin të pedofilëve marshojnë drejt Parlamentit: Nuk je vetëm!

      Protestuesit, qytetarë dhe aktivistë që kanë dalë në shesh pasditen e sotme për të ngritur zërin kundër abuzimit seksual me të mitur kanë nisur marshimin e tyre drejt Parlamentit. Të mbledhur në grup, qindra qytetarë, me styre burra, gra dhe prindër që kanë marrë me vete fëmijët e tyre, kërkojnë që të miturit të respketohen. Me një pankartë të madhe përpara ku shkruhet “Më mirë nami se syri“, qytetarët po marshojnë drejt Parlamentit. “Denonconi dhunën, ti nuk je vetëm,”- dëgjohen të thonë ata në grup.

    • 17:05

      Përdhunimi i 15-vjeçares, pjesë e protestës edhe AP: Rast flagrant i dështimit të strukturave shtetërore, duhet të ndryshojë mentaliteti

      Avokatja e popullit, Erinda Ballanca

      Qindra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza”, në një protestë-marshim, kundër abuzimit seksual me të të miturit. Pjesë e protestës është edhe avokatja e popullit, Erinda Ballanca. Kjo e fundit është shprehur se ky është një rast flagrant, i dështimit të strukturave shtetërore. Më tej ajo ka shtuar, se në Shqipëri për këto raste ka heshtje dhe kulturë të mostrajtimit, duke i konsideruar çështje që duhen zgjidhur brenda shtëpive.

      Jam në të dyja cilësitë, si nënë dhe si avokate e popullit. Ky rast është flagrant, në të cilin dështimi i strukturave shtetërore ka bërë që të ndodhë kjo. Ky mentalitet duhet të ndryshojë, i trajton femrat si objekte seksuale, viktimizohen personat e dhunuar, duhet ti themi jo kësaj qasje negative ndaj të drejtave të lirive  Ka një heshtje dhe kulturë të mostrajtimit, duke i konsideruar si cështje që duhen zgjidhur brenda shtëpive”, tha Erinda Ballanca.

    • 16:55

      Gruaja flet hapur në mes të sheshit: E kam provuar ngacmimin seksual, s’ka të bëjë aspak me mënyrën si jemi veshur

      Gruaja protestuese: E kam provuar ngacmimin seksual dhe kjo nuk ka të bëjë aspak me mënyrën se si ne jemi veshur. Kjo gjë fillon nga ne, fillon nga edukimi familjar, fillon nga shoqëria. Të flasim hapur dhe shoqëria të mos na shtypë.

    • 16:51

      Protesta kundër abuzimit me të mitur, babai i 15-vjeçares së përdhunuar në shesh: Qeveria ta kalbë në burg ndryshe do e vras! Rama s’bën asgjë për ne sepse s’ka vajzë vetë

      Babai i 15-vjeçares së përdhunuar dhe abuzuar seksualisht në Babrru, Edmond Thanasaj ka dalë në shesh për të protestuar kundër abuzimit seksual me të miturit. Përpara mikrofonëve, Thanasaj, me një kapele në kokë dhe me një shami në fytyrë, tha se duhet të bëhet diçka që kjo situatë të mos vazhdojë më. Ai u shpreh se atë që e vuajti vajza e tij të mos e vuajë asnjë tjetër e re, ndërkohë që shtoi se nuk ka asnjë lloj shprese nga qeveria.  Sipas tij, kryeministri Edi Rama, nuk do të bëjë asgjë sepse ai nuk ka vajzë vetë dhe nuk e di ç’do të thotë kjo gjë. Ndër të tjera, Thanasaj tha se në Babrru e kërcënojnë se duan ta vrasin. Dëgjova në Parlament që Edi Rama denoncoi atë djalin. E dëgjova dhe nuk bëri asgjë, sepse ai vetë nuk ka vajzë. E dëgjova në Parlament. U lutem prindërve, vëllezërve, dhe mësuesve që të kenë kujdes sepse fëmija është fëmijë, gënjehet me një karamele. Fëmijët t’i qëndrojnë sa më afër fëmijëve dhe të flasin me ta. Ne jemi më të urtë në Bbarru. Atje më kërcënojnë, më thinë jo do të vrasim e kshu. Ata janë të gjithë grup dhe e bëjnë këtë gjë ku të gjejnë. I lutem ministres së arsimit. Mirë që e vuajti vajza ime, por të paktën të mos vuajnë të tjerët. Ai që e bëri të kalbet atje. Veç mos daltë gjallë se kam me e vra. E di qeveria, nëse qeveria s’e kalb në burg sepse do t’ja jap unë dënimin. Unë u bëra sebep që fola,”- tha Thanasaj.

    Një Koment në “Abuzimi me të miturit, qytetarët dhe aktivistët dy orë marshimin nga “Nënë Tereza” tek MASR, mes tyre edhe VIP: Kërkojmë mbledhjen e firmave për kastrimin kimik të pedofilëve

    1. Duhen tredhur politikanet, fillimisht.
      Me keta politiqene nuk vlejne nenshkrimet, sepse ligji per referendumet eshte varrosur.

    Shto Koment