Aktualitet

Protesta/ Protestuesit tentojnë të hyjnë në kryeministri, disa të lënduar (FOTO)

Për të ndaluar protestuesit që të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë, Garda ka hedhur gazlotësjellës dhe ka qëlluar me plumba gome. Si pasojë disa prej protestuesve kanë mbetur të lënduar.

Shqipëri- Ka nisur protesta e opozitës. Protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe kanë tentuar të hyjnë në kryeministri. Për të ndaluar protestuesit, Garda ka hedhur gazlotësjellës dhe ka qëlluar me plumba gome. Si pasojë disa prej protestuesve kanë mbetur të lënduar. Të tjerët janë zbrapsur dhe janë larguar më tutje. 

Ditën e sotme mijëra qytetarë shqiptarë janë bashkuar dhe kanë udhëtuar drejt Tiranës për t’u bërë pjesë e protestës së sotme. Tensione ka pasur mes policisë dhe protestuesve në Kryebushat të Shkodrës pasi policia ka fotografuar listën e udhëtarëve nëpër autobusë.  Në qarqet e tjera situata paraqitet e qetë.  Snajperisët e Gardës të armatosur janë pozicionuar në godinën e Kryeministrisë. Sakaq, Kryeministri Edi Rama ndodhet në Vlorë në anti-mitingun e paralajmëruar. (Lexo ketu)

Shto Koment