Politike

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Duma: Nuk i dhamë Ramës shans ta përdorte politikisht

E ftuar në emisionin,  '5 pyetjet' nga Babaramo, ajo ka thënë se tha se opozita nuk e ka lejuar Ramën që ta përdorte si guerrile politike. Ndër të tjera ajo ka thënë se  gjatë këtyre 8 viteve që Rama ka qenë në pushtet,  Shqipërinë e ka përfshirë një depresion social.
Featured image of article: Protesta për vrasjen e Klodian Rashës/ Duma: Nuk i dhamë Ramës shans ta përdorte politikisht Grida Duma

TIRANË- Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar protesta që u zhvilluar për 7 ditë për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

E ftuar në emisionin,  ‘5 pyetjet’ nga Babaramo, ajo ka thënë se tha se opozita nuk e ka lejuar Ramën që ta përdorte si guerrile politike. Ndër të tjera ajo ka thënë se  gjatë këtyre 8 viteve që Rama ka qenë në pushtet,  Shqipërinë e ka përfshirë një depresion social.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Si mund të përfitosh nga një protestë që është thirrur nga të rinj. Unë kam parë fëmijë të kolegeve të mija që nuk janë me PD. Natyra e asaj proteste nuk kërkonte një flamur. Nuk i dhamë asnjë shans që ta përdorte si guerrile politike. Çdo vit thotë se kështu na e lanë ata. Ka kapur një element se po të fajësosh ata, shpëton vetë. E di kush ishin të rinjtë në bulevard? Ata që thonë se nuk kanë mundësi këtu. Sjellja agresive ishte e atyre të rinjve që donin të iknin. Çdo forcë politike e merr përgjegjësinë, fajin përmes votës. Ajo që ka ndodhur në këto 8 vite nuk është çështja që unë jam në PD. Këto nuk ka ndodhur më parë. Ajo që ka ndodhur gjatë këtyre viteve është depresioni social. Tendenca e mazhorancës për të manipuluar shfaqet tek sistemi elektoral. Historia nuk mban mend në asnjë moment që shteti të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Ka një moral. Përpara se të shkojmë tek politika, ne ndërtojmë shumë gjëra të tjera si morali. Rama ka dashur të marrë mandatin në tavolinë. Ai shkoi dhe në kundërshtim me një marrëveshje me amerikanët” – tha Duma.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment