Politike

Protesta/ Paralajmërimi i Kryemadhit: Rama sot mori vetëm një shuplakë, loja fillon tani

Nga selia e LSI-së, Kryemadhi paralajmëroi përshkallëzim të protestës, teksa theksoi se loja e vërtetë fillon tani.

TIRANË- Në një dalje për mediet, pas mbylljes së protestës së opozitës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, nuk i ka kursyer tonet e ashpra ndaj Ramës.

Nga selia e LSI-së, Kryemadhi paralajmëroi përshkallëzim të protestës, teksa theksoi se loja e vërtetë fillon tani.

Gjatë fjalës së saj, Kryetarja e LSI-së u shpreh  se protestat do të vazhdojnë deri në rrëzimin  e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.

Në protestën e organizuar shpreh mirënjohje pafund, për mijëra të pafundme qytetarë shqiptarë që marshuan në rrugët e Tiranës për të protestuar ndaj kapjes së shtetit dhe të keqës më të madhe që ka uzurpuar.

Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij, vendim të pakthyeshëm për të refuzuar deri në fund që të mos qeveriset nga Edi Rama. Sot qytetarët bënë protestën më të madhe se kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujdo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë. Opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe në çdo ditë, tashmë rruga jonë nuk ka ktheim pas do të qeverisim indinjatën e qytetarëve shqiptarë, në akt politik.

Sot i bën qytetarët e saj më të fortë dhe më të bindur se rruga e tyre nuk ka kthim pas. E vetma gjë që shpëton Shqipërinë nga kapja e krimit dhe jo vetëm të shpresës është Integrimi  Europian. I vetmi person që mban peng shpresën është Edi Rama. Loja tani fillon vërtetë. Loja ka nisur fort me atë rrugë, me kthimin e fëmijëve në shtëpinë tyre. 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi

Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë, ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

Më pas, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës, Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

Shto Koment