Aktualitet

Protesta në Zall Gjoçaj, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve për herë të dytë, qytetarët ulërasin në derë: Hajduta, bandita, fëmijët tanë i kanë gati valixhet që të largohen…

I pranishëm ishte edhe Sazan Guri, i cili në fundin e seancës u shpreh se policia është vënë në shërbim të biznesmenëve, dhe është vënë kundër qytetarëve.
Featured image of article: Protesta në Zall Gjoçaj, Gjykata Administrative rrëzon padinë e banorëve për herë të dytë, qytetarët ulërasin në derë: Hajduta, bandita, fëmijët tanë i kanë gati valixhet që të largohen… Foto nga Gjykata Administrative

TIRANË– Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e banorëve në Bashkinë e Matit, për herë të dytë, për HEC-et që kanë nisur të ndërtohen në 2 lumenj, Flimi dhe Uraka. Mësohet se vendimi u dha sot nga Gjykata e cila rrëzoi kërkesën e banorëve për ndërprerjen e punimeve.

I pranishëm ishte edhe Sazan Guri, i cili në fundin e seancës u shpreh se policia është vënë në shërbim të biznesmenëve, dhe është vënë kundër qytetarëve.

“Ti ministri i brendshëm të ishe treguar njëherë të vetme prind, vëlla,”– u shpreh Guri.

Banorët filluan të ulërasin përpara Gjykatës, të cilët ishin mbledhur përpara godinës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hajduta, bandita, fëmijët tanë i kanë gati valixhet që të largohen, na shkatërruat jetën, turp të keni. Po na merrni jetën, turp gjykata, hajdutër, po na merrni shpirtin, po na merrni oksigjenin,”– dëgjohen ata të thonë.

Tashmë punimet vijojnë sërish. Banorët e kanë konsideruar zonë natyrore të mbrojtur dhë shprehen që sjell dëmtim të ujërave.

Prej kohësh, banorë e drejtues të shoqatave të ndryshme, por edhe aktivistë politik vijojnë aksionin e tyre në mbrojtje të Parkut Kombëtar “Lurë Mali Dejës”, për të mos lejuar marrjen e ujit të Zallit të Gjoçajve.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment