Politike

Protesta në Tiranë, Basha: U përdor dhunë fashiste ndaj qytetarëve, ky regjim do të grabisë Teatrin Kombëtar

Basha shkruan se  sot është përdorur dhunë barbare dhe është përgjegjësi direkte e Ramës.
Featured image of article: Protesta në Tiranë, Basha: U përdor dhunë fashiste ndaj qytetarëve, ky regjim do të grabisë Teatrin Kombëtar Fotot e publikuara nga Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar për përplasjen e ndodhur sot në Tiranë, ku protestuesit u shoqërua në Komisariat. Në një reagim në mediat sociale, Basha shkruan se  sot është përdorur dhunë barbare dhe është përgjegjësi direkte e Ramës.

Më tej ai shton se qeveria po përdor edhe pandemisë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe po përdor dhunë fashiste ndaj qyetarëve.

Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë”, shkruan Basha.

Sot paradite, dhjetëra qytetarë janë mbeldhur për të protestuar tek sheshi “Skënderbej”. Policia ka ndërhyrë dhe i ka shpërndarë me dhunë. Efektivët kanë shoqëruar duke përdorur forcën, avokatin Altin Goxhaj, aktivistin Arben Kola dhe juristen Ira Kurti. Kjo është protesta e dytë brenda pak ditësh që shpërndahet në një mënyrë të tillë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment