Aktualitet

Protesta në Rinas, shtetit “i zien koka”/ Niko Peleshi në krye të detyrës, mbledh natën vonë Komitetin e Mbrojtjes Civile. Çfarë u vendos…?

Në orët e vona ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka mbledhur këshilltarët e tij për të diskutuar lidhur me hapat që duhet të merren për të mbrojtur vendin.
Featured image of article: Protesta në Rinas, shtetit “i zien koka”/ Niko Peleshi në krye të detyrës, mbledh natën vonë Komitetin e Mbrojtjes Civile. Çfarë u vendos…? Foto ilustruese

TIRANË– Protesta në aeroportin e Rinasit ka ngirut në “këmbë” shtetin. Situata e paprecendentë që ka bllokuar çdo hyrje nga ajri ka sjellë edhe mbledhjen e Komitetit të Mbrojtjes Civile.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme, në orët e vona ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka mbledhur këshilltarët e tij për të diskutuar lidhur me hapat që duhet të merren për të mbrojtur vendin. Ndërkohë që në aeroport është dërguar Ushtria, për të ruajtur objektin. 

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar ditën e djeshme të gjitha fluturimet, ndërkohë që anulimi vijon dhe ditën e sotme. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Greva në Rinas/ Ushtria dhe FNSH-ja marrin në mbrojtje aeroportin, nisin hetimet për kontrollorët, afati i fundit për negociata sot në 10:00 (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment