Rajoni

Protesta në Podujevë, simpatizantët e VetëVendosjes përleshen me ata të LDK-së: Ikni që këtej, largohuni

VIDEO
Mediat fqinje bëjnë me dije se simpatizantë të Lëvizjes VetëVendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përleshur me njëri-tjetrin.
Featured image of article: Protesta në Podujevë, simpatizantët e VetëVendosjes përleshen me ata të LDK-së: Ikni që këtej, largohuni Foto nga protesta

KOSOVË- Një protestë ka ndodhur sot në Podujevë, për shkak të fushatës zgjedhore që po mbahet këto ditë në qytet. Mediat fqinje bëjnë me dije se simpatizantë të Lëvizjes VetëVendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përleshur me njëri-tjetrin.

Pamjet e protestës dhe të përleshjeve mes njëri-tjetrin të qytetarëve janë shpërndarë gjithëandej në rrjetet sociale. Në protestën që u mbajt sot, të gjithë personat ishin me maska të personalizuara nga partitë që përfaqsojnë. Ndërkohë që mësohet se në mes të aktivistëve të VV-së është edhe vetë kryetari i saj, Agim Bahtiri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Shtyhuni… Ecni këtej…ec ec ec… luani që këtu, ikni, ikni që këtu, kthehuni mbrapa”, dëgjohet në videon e protestës.

Fushatat zgjedhore në Podujevë për Kryetarë Komune ka nisur para disa ditësh. Ndërsa në zgjedhjet që do të mbahen të djelën, në garë për karrigen e kryetarit janë Nexhmi Rudari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment