Aktualitet

‘Babai i tij i mori jetën…’/ E veja e Havzi Nelës del kundër Ramës në Kukës, i bie të fikët në protestë (VD)

Në protestë kundër kryeministrit Edi Rama ka qënë edhe e veja e poetit të ekzekutuar gjatë kohës së diktaturës Havzi Nela.
Featured image of article: ‘Babai i tij i mori jetën…’/ E veja e Havzi Nelës del kundër Ramës në Kukës, i bie të fikët në protestë (VD) E veja e Havzi Nelës

KUKËS– Pjesë e protestës së sotme kundër kryeministrit Edi Rama në Kukës ka qënë edhe gruaja e Havzi Nelës, poetit të ekzekutuar gjatë diktaturës.

Me foton e bashkëshortit të saj në duar, e veja e Nelës është shprehur për FaxNews se kishte dalë në protestë për poetin martir.

“Jam në protestë për martirin, dëshmorin dhe heroin trimave siç është bashkëshorti im Havzi Nela. Zoti ja fali jetën dhe ia mori babai i Edi Ramës bashkë me Fatmira Rackën, Samir Avdiun, Hekuran Isain Agim Hoxhën edhe shumë të tjerë”,- tha bashkëshortja e Havzi Nelës.

Më tej gjatë protestës së saj, të vesë së ish-poetit i ka rënë të fikët.

Havzi Nela ka qënë një poet dhe arsimtar shqiptar. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunistë Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje.

Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë pasdite një takim elektoral në Tropojë dhe Kukës, ku prezantoi kandidatët për kryebashkiakë. Në Kukës Rama mbërriti me helikopter. Simpatizantët e PD-së marshuan drejt aeroportit të Kukësit për të penguar takim e Ramës, ku pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve, ku këta të fundit çanë kordonin e policisë. Rama ftoi të gjithë qytetarët të marrin pjesë në votime më 30 qershor, me bindjen se do të fitojnë. Kryeministri shpalosi planin e PS për 4 vitet e ardhshme, teksa premtoi se do të punohet akoma më shumë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve dhe jetën e qytetarëve.

(k.m & a.s/dosja.al)

Shto Koment