Politike

Protesta/ Lleshaj në Shkodër: Dialog me opozitën, por jo negociata (Video)

Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme.

SHKODËR- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur për krizën politike, ku është shprehur se shumica është gati për dialog me opozitën, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme. Këtë deklaratë, Lleshaj e bëri nga Shkodra, ku po zhvillohet asambleja e Partisë Socialiste.

Më pas, fjalën e ka marrë ish-ministri Ditmir Bushati, i cili u shpreh se pavarësisht dorëheqjes së opozitës, puna në parlament do të vijojë. Duke vijuar me pas fjalën tek Paulin Stërkaj dhe ish-zv. kryeministrja Senida Mesi.

Stërkaj foli për incidentin para Parlamentit dhe tha se PD paguan njerëz për të dhunuar institucionet. Sandër Lleshaj: Jemi ne nje situate ku policia e shtetit eshte shume e angazhuar per shkak te protestave te fundit ne Shqiperi. Megjithate deri me tani policia e shtetit ka zbatuar ligjin dhe do vazhdoje qe ta zbatoje.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

Protestuesit kane ushtruar dhune ndaj policise por policia ka mbajtur qendrimin e duhur. Ne kemi vetem dy objektiva ku e para ne rast se ata do bejne dy hapa, policia do beje nje hap por gjithmone ne zbatim te ligjit dhe pa patur viktima. Ne jemi te gatshem qe te dialogojme me opoziten por jo te bejme negociata.

Dialogu eshte e vetmja rruge per te zgjidhur gjithçka. Protestat jane me grafik nga opozita thua se vetem dite enjte apo shtune vijne problemet. Eshte e pakonceptueshme se si njerezit gjat dites bejne punen ne administrate dhe me pas pasdite vijne dhe dhunojne institucionet ne Tirane.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment