Aktualitet

Protesta kundër abuzimit me të mitur, Aurela Gaçe: Jam këtu për të gjithë ata djem e vajza që nuk flasin dot, është fatkeqësi që në Shqipëri fajësohet viktima

VIDEO
Gaçe u shpreh se ka shkuar në protestë për të gjithë ata fëmijë, djem e vajza që janë abuzuar seksualisht dhe nuk kanë folur dot, ndërkohë që duhet të ndihen të mbrojtur që ta bëjnë këtë gjë.
Featured image of article: Protesta kundër abuzimit me të mitur, Aurela Gaçe: Jam këtu për të gjithë ata djem e vajza që nuk flasin dot, është fatkeqësi që në Shqipëri fajësohet viktima Aurela Gaçe

TIRANË– Këngëtarja Aurela Gaçe, një nga personazhët e shumtë publikë që kanë qenë pjesëmarrës në protestën kundër abuzimit me të mitur është ndalur të flasë për kamerat. Gaçe u shpreh se ka shkuar në protestë për të gjithë ata fëmijë, djem e vajza që janë abuzuar seksualisht dhe nuk kanë folur dot, ndërkohë që duhet të ndihen të mbrojtur që ta bëjnë këtë gjë.

Këngëtarja shtoi më tej se është për të ardhur keq që në Shqipëri fajësohet viktima dhe kjo gjë bën që shumë të rinj të heshtin.

“Jam në protestë për shumë vajza, për shumë djem që mbase nuk kanë folur kurrë që janë dhunuar. Jam këtu për t’i kërkuar shtetit tim që të vendosë një ligj të fortë. Duhet ta di që nëse flas, jam i mbrojtur. Nëse gratë, vajzat e dhunuara kanë frikë të flasin është edhe fakti që nuk dinë ku të flasin. Një njeri të sëmurë është pak ta mbyllësh në burg për 2 vjet. Është për të ardhur keq që fajësojmë viktimën. Si mund të thuash donte vetë?? Kjo është absurde. Jam këtu për të thënë që jam një qytetare e këtij vendi. Nuk po them që cdo prind duhet të kalojë në vetëgjyqësi. Jam këtu që shteti të vendosë ligje më të forta, këta njerëz duhet të dënohen rëndë që të kenë frikë, të mendohen mirë këta njerëz para se të ngacmonin fëmijët,”- tha Aurela Gaçe ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për dy orë rresht, qytetarë dhe personazhë publikë dolën në shesh dhe protestuan kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Me pankarta të shumta, protestuesit marshuan nga sheshi “Nënë Tereza”, tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas u ndalën para Ministrisë së Arsimit me thirrjet: Ministria e turpit! Mes protestuesve kishte VIP-a si: Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Rudina Hajdari, Grida Duma, etj.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment