Aktualitet

Protesta e Unazës së Re, shoqërohet në polici Klevis Balliu dhe shtatë protestues (Emrat)

Balliu ishte së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe të dy qëndruan në zonën e Unazës së Re në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë prej një viti.
Featured image of article: Protesta e Unazës së Re, shoqërohet në polici Klevis Balliu dhe shtatë protestues (Emrat)
TIRANË– Ish-deputeti Klevis Balliu dhe shtatë protestues janë shoqëruar për në komisariat. Protestuesit e arrestuar janë: Dritan  Noku, Arend  Bushi, Ani Murataj, Andi Sharra, Ervis  Hysneli, Kujtim Ylli, Gojart Duro.
Ngjarja ka ndodhur pasi ka mbaruar protesta që banorët e Unazës së Re zhvillojnë çdo natë kundër shembjes së banesave të tyre. Balliu ishte së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe të dy qëndruan në zonën e Unazës së Re në mbështetje të banorëve të cilët protestojnë prej një viti.
Basha theksoi se kryeministri Edi Rama po bën një padrejtësi ndaj banorëve pasi po protestojnë për të drejtën e pronës dhe përfundojnë të burgosur. Skënder Doda, Ilir Katiraj dhe Gramoz Shehu janë tre protestues për të cilët është dhënë mas arrest me burg, ndërsa nesër pritet të jepet për të shoqëruarit e tjerë.
Shkak për arrestimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale, dhe kushdo që shkel ligjin nga 8 tetori hyn në burg.

Shto Koment