Aktualitet

Protesta e Unazës së Re/ Alibeaj zbulon sms e Ramës për policët: Nuk do bëhet Vettingu

Ai tha ndër të tjera se para protestës, Rama iu ka çuar policëve një sms ku iu premtonte se do të merrnin orët që kishin punuar jashtë orarit si faktin që vettingu në polici nuk do të bëhej.
Featured image of article: Protesta e Unazës së Re/ Alibeaj zbulon sms e Ramës për policët: Nuk do bëhet Vettingu Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Ish deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24, bëri një rezyme të situatës ku ndodhet, sipas tij policia.

Ai tha ndër të tjera se para protestës, Rama iu ka çuar policëve një sms ku iu premtonte se do të merrnin orët që kishin punuar jashtë orarit si faktin që vettingu në polici nuk do të bëhej.

Enkelejd Alibeaj: Kemi 128 drejtues të policisë në kërkim. Rasti Zagani një nga rastet më flagrante, apo komisioni hetimor për Tahirin, ju e mbani mend që për 6 muaj policia e shtetit nuk solli as një fije letër edhe pse ligji e detyronte. E mbani mend stinën e zezë të kanabizimit. Sot 200 punonjës police, të përfshirë në atë vorbull janë drejtues të policisë. Brenda 1 viti 2 ministra të Brendshëm bënë që vettingu në polici të dështonte. Për shkak të asaj situate vrau veten një punonjës policie. Më e rënda është politizimi i policisë. Ju kujtohet shprehja e Ramës: Pasi të mbaroni detyrat hiqni kapen e mblidhni vota. Policia nuk merret me vrasje por me përgjimin e opozitës.

Klodiana Lala: Sa herë ka situata të tensionuara krimi hidhet në revansh. Për të parandalur këto ngjarje të rënda, a mendoni që mënyra se si ju po silleni po pengon luftën ndaj krimit?

Enkelejd Alibeaj: Protestat që po bën publiku drejtohen kundër keqqeverisjes. Kjo nuk qëndron. Polica duhet të zbatojë ligjin në të gjitha anët. Dy orë më parë FNSH dhe policia shkuan tek Unaza e Re, ku ndodhen qytetarët që protestojnë. Pra, jam darkord me faktin që polica duhet mbështetur, duhet lënë e qetë në punën e saj por e dini ju që policët e rolit bazë janë të frikësuar për punën e tyre? Atyre nuk iu paguhen orët shtesë, madje para protestës iu çohet një sms shpërndahuni me kujdes se orët shtesë do i merrni dhe vettingu nuk do bëhet. Ua çoi kryeministri Rama.

Dosja.al

Shto Koment