DiasporaRajoni

Protesta e PSD, Salihu: Erdhi dita që Kurti po i arreston shokët e shoqet me të cilët e ngriti Vetëvendosjen

  • “Gjakderdhje financiare”, PSD protestë para Kryeministrisë së Kosovës, arrestohen disa persona
  • Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Salihu ka thënë se Kurti po i rreh dhe arreston shoqet e shokët, me të cilët dikur e ka ngritur Lëvizjen Vetëvendosje, e po e mbron Donika Gërvallën që e ka quajtur VV-në partnere të miqve të Milloshevicit.
    Featured image of article: Protesta e PSD, Salihu: Erdhi dita që Kurti po i arreston shokët e shoqet me të cilët e ngriti Vetëvendosjen Foto Ilustruese

    KOSOVË– Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, ka reaguar pas arrestimit të zyrtarëve të Partisë Socialdemokrate, pas aksionit që patën të objekti i Qeverisë së Kosoëvs.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Salihu ka thënë se Kurti po i rreh dhe arreston shoqet e shokët, me të cilët dikur e ka ngritur Lëvizjen Vetëvendosje, e po e mbron Donika Gërvallën që e ka quajtur VV-në partnere të miqve të Milloshevicit.

    Postimi i plotë:

    Erdhi dita! Albin Kurti po i rreh dhe arreston me Polici shoqet e shoket e tij me te cilet e ka ngritur Vetevendosjen, gjersa ne anen tjeter po e mbron Donika Shvarcin qe e ka quajtur Vetevendosjen partnere te miqve te Millosheviqit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Albin, mbase me pushtet e me borde do te mund t’i blesh servilet e te gjitha ngjyrave, por nuk do te mund ta mbyllesh me pranga brutale dhe as ta fshehesh prapa xhamave te zi te xhipave te verteten e hidhur qe ti je duke i bere te gjitha ato per çfare i ke kritikuar te tjeret”,– ka shkruar Salihu.

    Pesë zyrtarë të Partisë Sociademokrate janë shoqëruar në stacionin e Policisë, pas një aksioni që kanë mbajtur te objekti i Qeverisë së Kosovës. Agron Borovci ka thënë se ata kanë hedhur bojë dhe sende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

    Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë. Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit të Qeverisë si dhe kanë vendosur mbishkrime “Gjakderdhje financiare”.

    (d.a/dosja.al)

    Shto Koment