Aktualitet

Protesta e përpara Ministrisë së Infrsatrukturës/ Rrënqeth me fjalët naftëtari: Të na çojnë në burg të paktën aty do e hamë një pjatë supë, se kështu po vdesim

Ndërkohë një nga naftëtarët shprehet se gjendja e tyre ekonomike është e rënduar, duke thënë se më mirë të shkojnë në burg se të paktën do të ushqehen.
Featured image of article: Protesta e përpara Ministrisë së Infrsatrukturës/ Rrënqeth me fjalët naftëtari: Të na çojnë në burg të paktën aty do e hamë një pjatë supë, se kështu po vdesim Pamje nga protesta

TIRANË- Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë protestuar përpara Ministrisë së Infrastrukturëse ku gjatë protestësnuk kanë munguar përplasjet me policinë. Ndërkohë një nga naftëtarët shprehet se gjendja e tyre ekonomike është e rënduar, duke thënë se më mirë të shkojnë në burg se të paktën do të ushqehen.

“Të na çojnë në burg të hamë një pjatë supë, të paktën do hamë diçka këtu, se kështu po vdesim fare. Sot erdhwm me lekw borxh. Do tw rrimw kwtu nwse nuk na zgjedhet problemi.” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme naftëtarët e Ballshit kanë ardhur në Tiranë për të mbajtur protestë para Ministrisë së Infrastrukturën, ku kërkojnë pagat e 27 pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Këta të fundit nuk kanë mundur të takojnë ministren Balluku. Po kështu,  naftëtarët nuk janë lejuar nga policia që të grumbullohen para kësaj godine, për shkak të COVID-19.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment