Politike

Protesta e PD-së, Spahia: Sinjal për Valdrinat e tjerë të lidhur me krimin

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia u shpreh se Pjetri nuk ishte thelbi protestës por të gjithë individët e tjerë që promovohen njësoj si ai nga kryeministri Edi Rama.

SHKODËR- Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia në një prononcim për mediat gjatë protestës së PD-së kundër Valdrin Pjetrit është shprehur se tubimi është një shembull.

Në fjalën e tij, Spahia u shpreh se Pjetri nuk ishte thelbi protestës por të gjithë individët e tjerë që promovohen njësoj si ai nga kryeministri Edi Rama.

Prononcimi: 

Do të vazhdoni rezistencën?

Ishte e natyrshme kjo protestë nga ana e qytetarëve shkodran ndaj tentativës së Edi Ramës për të uzurpuar pushtetin lokal me përfaqësuesit e tij dhe të krimit. Ky sinjal nuk është vetëm për qytetin e Shkodrës, si vetëm për Valdrin Pjetrin por për modelin dhe të gjithë Valdrinat e tjerë të promovuar për shkak të lidhjeve me krimin. Është Edi Rama thelbi i kësaj proteste. Ishte një protestë filloi më së mirë nga Shkodra. Nuk mund të pajtoheshim me një përfaqësues të krimit të organizuar. Përgëzoj dhe mbështes revoltën e qyetetarëve shkodran, ndaj atij të Edi Ramës që suporton krimin e organizuar.

Topalli tha se Pjetri është përgjegjësi edhe e PD-së, do të ketë një reflektim që opozita të hyjë në zgjedhje?

Edhe para zgjedhjeve, zyrat e shtetit kanë qënë të mbushur me kriminel të të gjitha niveleve në administratë. Nuk ndodhi pas datën 30 qershor. Është fenomeni i Edi Ramës. Ka gjetur gjithmonë suportin e krimit të organizuar që në hapat e tij të parë deri më sot kur është kryeministër.

Ditën e sotme qindra qytetarë dhe mëbshtetës të PD-së në Shkodër protestuan kundër Valdrin Pjetrit. Kandidati i PS-së për Bashkinë Shkodër akuzohet nga opozita se ka qënë i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment