SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Avokati i Popullit ka reaguar nëpërmjet një njoftimi për shtyp se gjatë vëzhgimit të zhvillimeve të protestës mbrëmjen e djeshme ka vërejtur disa shqetësime.
“Avokati i Popullit ka ndjekur dinamikën e protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme si dhe vazhdimësinë e sjelljes së institucioneve ligjzbatuese gjatë procedurave të ndalimeve dhe shoqërimeve të qytetarëve të cilët janë konsideruar në shkelje të ligjit nga ana e detyre organeve,”- thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.
Më poshtë listohen shqetësimet e ngritura gjatë vëzhgimit të grupeve të inspektimit dhe thekson se përdorimi i gazit lotsjellës, vazhdon të ngelet një problem shqetësues.
Deklarata e plotë:
RAPORTIM I AVOKATIT TË POPULLIT PËR ZHVILLIMET GJATË PROTESTËS SË MBRËMJES SË DJESHME DHE SITUATËN NË VIJIM
Avokati i Popullit ka ndjekur dinamikën e protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme si dhe vazhdimësinë e sjelljes së institucioneve ligjzbatuese gjatë procedurave të ndalimeve dhe shoqërimeve të qytetarëve të cilët janë konsideruar në shkelje të ligjit nga ana e këtyre organeve.
Në vazhdën e zbatimit të detyrës së tij kushtetuese, Institucioni i Avokatit të Popullit me gjithë kapacitetet e kufizuara njerëzore, ka kryer me anë të katër grupeve të inspektimit që ka nxjerrë në terren monitorim përgjatë gjithë kohëzgjatjes së protestës.
Me përfundimin e saj janë organizuar edhe grupe të tjerë specialë për të kryer inspektime në Drejtorinë e Policisë së Tiranës si dhe në Spitalin e Traumës. Janë kryer një seri konstatimesh të cilat do të reflektohen në një numër rekomandimesh për sjelljen e institucioneve ligjzbatuese dhe nivelin e garantimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilat do të paraqiten zyrtarisht.
Gjithsesi, në funksion të transparencës për publikun, Avokati i Popullit informon si më poshtë:
– Avokati i Popullit vëren me shqetësim tentativën për kufizimin ana e policisë të së drejtës së tubimit me anë të vendosjes së limiteve kohore për zhvillimin e protestave. Vazhdon praktika e trajtimit të informimit të policisë për zhvillim protestash si të ishte kërkesë për t’u lejuar të ushtrohet kjo e drejtë çka është në kundërshtim me të drejtën kushtetuese të qytetarëve për tubime paqësore dhe po ashtu në kundërshtim me frymën e ligjit për Tubimet.
– Gjatë protestës janë konstatuar episode dhune të herëpashershme ndaj institucioneve dhe forcave të rendit, për të cilat Avokati i Popullit vazhdimisht ka bërë thirrje të evitohen me çdo kusht e në çdo rrethanë.
– Përdorimi i shpërpjesëtuar i gazit lotsjellës si mjet për të shpërndarë protestat nga ana e policisë vazhdon të mbetet një problem shqetësues për të cilin Avokati i Popullit ngre zërin.
– Avokati i Popullit ka konstatuar se ende nuk tregohet asnjë kujdes që mjetet e përdorura nga Policia gjatë menaxhimit të protestave, të garantojnë që mediat të kryejnë të pacënuara detyrën e tyre të raportimit. Gjithashtu, përdorimi i shkujdesur i gazit lotësjellës në vendbanime me dendësi të lartë popullsie është raportuar se ka shkaktuar shqetësime për një numër të madh familjesh dhe qytetarësh.
– Gjatë orëve të natës janë verifikuar një numër i madh ndalimesh (rreth 90) dhe shoqërimesh të personave pjesëmarrës në protestë të cilat po verifikohen një për një gjatë ditës së sotme brenda mandatit tonë kushtetues e një pjesë e konsiderueshme e tyre ndërkohë janë liruar.
– Janë konstatuar parregullsi në regjistrat e personave të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës si dhe moskryerje të disa veprimeve proceduriale në përputhje me protokollët përkatës.
– Janë vizituar 12 punonjës policie të cilët po merrrnin trajtim mjekësor për lëndime të lehta, si dhe një protestues dhe një gazetar.
– Ndër efektivët e policisë të vizituar, njëri prej tyre ka referuar se është goditur në kokë me ristelën e një parrulle. Një punonjëse policie referoi se është lënduar nga gazi lotsjellës për shkak të keqfunksionimit të maskës së saj kundërgaz. Ndërsa 10 punonjës të tjerë të policisë referuan dëmtime më të lehta nga plasjet e kapsollave apo hedhjet e gurëve. Gjithsesi asnjëri prej tyre nuk ishte vlerësuar nga ekipet mjekësore si i kualifikueshëm për të marrë trajtim.
– Pasi specialistët e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës u ndaluan të hyjnë në spital për të vizituar qytetarin S.D. (për të cilin kishte prova publike ushtrimi dhune), Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ka takuar atë personalisht në spital në orët e pasmesnatës.
– Janë vënë re prirje për të krijuar pengesa të paarsyeshme nga ana e Policisë për përfaqësuesit e Avokatit të Popullit të cilët kanë mandat kushtetues për të mbledhur në kohë e me efektivitet dëshmi si të të ndaluarve ashtu edhe të të lënduarve në qendra shëndetësore.
– Avokatja e Popullit ka konstatuar se qytetari S.D. në momentin e vizitës rezultoi se po mbahej nën kujdes korrekt shëndetësor. Ai shfaqi një gjendje të mirë psikologjike, por dëshmoi për shqetësime shëndetësore. Qytetari referoi për ushtrim dhune (gjatë dhe pas shoqërimit), shpatull të nxjerrë dhe dëmtime të llojeve të ndryshme.
– Masat e zbatuara nga ana e Policisë së Shtetit për dërgimin dhe ruajtjen e ambienteve të Spitalit të Traumës kanë qenë edhe më të ashpra sesa ato për ruajtjen e personave të arrestuar apo të dënuar, ndonëse ndaj qytetarit S.D. nuk ishte marrë asnjë masë arresti në flagrancë por thjesht ishte i shoqëruar. Nga ana tjetër, punonjësve të Avokatit të Popullit u është ndaluar në mënyrë të habitshme të marrin dëshmi fotografike në spital gjatë vizitave të të lënduarve.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka folur nga takimi me gazetarët në lidhje me takimin që ia ka zhvilluar sot me Prokuroren e Përgjithshme, Arta Markun.Rama ...
TIRANË– Majlinda Cara, e ka rrugën e hapur për ta marrë Bashkinë e Kurbinit, jo vetëm prej mospjesëmarrjes së opozitës, por edhe prej lidhjeve të for...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot pasdite zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh dhe një herë kundër hyrjes në zgjedhje dhe pse sipas tij s...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimit me gazetarët ka analizuar fjalën e Edi Ramës të mbajtur sot po para gazetarëve. Basha tha se Rama sot fol...
TIRANË- Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se dosja 339 dhe 184 e Dibrës, janë themeli i ngrehinës të së keqes që ka zaptuar vendin. Basha foli dhe p...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas konferencës për mediat të Ramës, ka vendosur që ti përgjigjet me të njëjtën mënyrë. Nga selia e P...
KUKËS- Strukturat e Partisë Socialiste në Kukës të drejtuara nga Ilir Beqja, si i deleguar për këtë qark kanë bërë sot prezantimet e kandidatëve për të gji...
TIRANE- Partia Socialiste ka zyrtarizuar kandidatin për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Selenicës. Bëhet fjalë për Pëllumb Binaj. Mes dy emrave të tjerë, Simbol...
TIRANË- Artur Bushi është kryetar i Bashkisë Krujë prej gushtit të 2015. Lindi ne Thumanë më 17 janar 1975. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnaz...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, është përplasur me gazetarin Erion Skëndaj duke ironizuar pyetjen e tij. Rama teska po fliste me gazerët dhe u pyet nga Erio...