Politike

Protesta e opozitës/ PD i përgjigjet Lleshajt: Kush ka urdhëruar dhunën ndaj qytetarëve, do ndëshkohet siç e meriton

  • Lleshaj: Keqardhje për degradimin e opozitës
  • Në postimin e tij, në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dënon sulmin ndaj qytetarëve dhe se kushdo që ka urdhëruar këtë dhunë, do të marrë ndëshkimin e merituar. 
    Featured image of article: Protesta e opozitës/ PD i përgjigjet Lleshajt: Kush ka urdhëruar dhunën ndaj qytetarëve, do ndëshkohet siç e meriton Gazmend Bardhi dhe Sandër Lleshaj

    TIRANË-  Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se ndjenë keqardhje për opozitën, teksa shtoi se gjatë protestës, policia u tregua profesioniste dhe gjakftohtë.

    Në postimin e tij, në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se dënon sulmin ndaj qytetarëve dhe se kushdo që ka urdhëruar këtë dhunë, do të marrë ndëshkimin e merituar. 

    Postimi i plotë i Gazmend Bardhit

    Dënoj me forcë sulmin kriminal të Policisë së Shtetit me mjete të helmimit masiv ndaj qytetarëve, veçanërisht grave dhe fëmijëve në protestë. Kushdo që ka urdhëruar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve, në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar!

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë, ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.

    Më pas, kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve (Lexo këtu) kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës, Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.

    (a.m/dosja.al)

     

    Shto Koment